Gjuriq Gërvallës: Aleksandar Vuçiq është dhe presidenti Juaj

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka vënë në dukje në fund të seancës së Këshillit të Sigurimit të KB shqetësimin e tij për popullin sërb në Kosovë, ndërkohë që ministrja Donika Gërvalla reagoi me fyerje dhe gënjeshtra ndaj Sërbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq duke i thënë asaj se në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Vuçiq është dhe presidenti i saj.

"Çfarë mesazhi trishtues nga përfaqësuesja e regjimit të Kurtit. Dëgjuam fyerje dhe gënjeshtra për llogari të Sërbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, gjuhë shpifjeje që nuk bën gjë tjetër veçse ngre tensionet ndëretnike dhe e kthen rajonin tek e kaluara” ka thënë Gjuriq.

Ky i fundit vuri në dukje se shqetësimeve të tij për pozitën e sërbëve në Kosovë që është e dokumentuar, Gërvalla i’u përgjigj duke refuzuar sërish procesin e normalizimit dhe përdorur gjuhë të papranueshme fyese.

“Ne nuk kemi konflikt me popullin shqiptar, por kemi të bëjmë me regjimin që po dëbon sistematikisht sërbët dhe pakicat e tjera në Kosovë”, nënvizoi Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se “fiksimi me Vuçiqin” në Prishtinë flet për shumë gjëra mes të tjerash, se udhëheq mirë Sërbinë, se është meritues për forcimin e ekonomisë dhe drejtimin e politikës së jashtme, çka disa i ka bërë nervozë.

Gjuriq shtoi se përfaqësuesit e Prishtinës tregojnë mosrespekt ndaj viktimave të konfliktit duke përdorur papërshtatshmërisht emërtesën “genocid”, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se më shumë se 2/3 e komunitetit sërb u dëbuan me dhunë nga Kosova.

“Ndoshta në terren po tentojnë të krijojnë realitet tjetër, të dëbojnë sërbët, çka është e papranueshme në shekullin XXI, por në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare, Vuçiq është dhe presidenti juaj dhe nuk është e pranueshme por fyese të flasësh rreth tij në këtë mënyrë”, tha Gjuriq.

Pohimeve të Gërvallës se egzistojnë mungesa të mbështetjes mes sërbëve-Qeveria e Sërbisë dhe presidenti Vuçiq, kujtoi ai, se në tre raste Kurti i ka penguar sërbët nga Kosova të votojnë në zgjedhjet sërbe.

“U pamundësoi të përmbushnin të drejtën themelore demokratike çka shumë herë u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe disa nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit të cilët janë avokatët më të fortë të së ashtuquajturës Kosovë të pavarur” tha Gjuriq.

Ky i fundit tha se dënon pa mëdyshje çdo dhunë ndaj kujtdo komuniteti etnik në Kosovë, por pyeti se përse qeveria e Albin Kurtit po i fsheh provat për rastin e Banjskës, të cilin prokuroria sërbe po e kërkon përmes EULEKS.

“Të gjithë në Kosovë dinë faktin se qeveria juaj, fsheh këto dëshmi dhe derisa bashkohemi në zi për të gjitha viktimat në Banjskë përfshirë dhe Afrim Bunjakun për të cilin presidenti Vuçiq e përmendi publikisht, kërkojmë prova për vrasjen e Igor Millenkoviqit, Bojan Mijailloviqit dhe Stefan Nedelkoviqit. Mbajini mend këto emra. Familjet e tyre dhe publiku meritojnë përgjigje. Ndaj tyre është ushtruar forcë e tepruar. A është ushtruar ndaj tyre mënyrë kriminale dhe vrastare? Publiku meriton përgjigje” ka thënë Gjuriq.

Ndaj asaj çka ministrja kosovare Sërbinë e etiketon fashiste dhe atë vet, Gjuriq tha se si pasardhës i një familjeje që i mbijetoi Holokaustit, duhej t'i tregonte komunitetit ndërkombëtar restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut.

“Qeveria e Albin Kurtit ka përfunduar rinovimin e shtëpisë së njërit prej themeluesve të divizionit SS Skënderbeu, Xhafer Deva, në pjesën jugore të Mitrovicës së Kosovës. Ishte një nga kuislingët dhe bashkëpunëtorët më të shquar shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Inicioi dhe ka kryer krime ndaj shumë sërbëve, hebrenjve dhe romëve. Megjithatë sot autoritetet prishtinase e perceptojnë atë si hero kombëtar, ndërsa shkollat ​​dhe rrugët mbajnë emrin e tij. Dhe tani ka dhe monumentin e tij në Mitrovicë, i cili është ndërtuar nga qeveria e Kurtit” ka thënë Gjuriq.