Gjuriq për Figaro: Përpiqemi për kompromis historik që do të jetë i dobishëm si për sërbët ashtu dhe për shqiptarët

Marko Đurić
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Sërbët dhe shqiptarët nuk janë të destinuar të jenë armiq ndërsa momentalisht si njëri dhe tjetri po vuajnë pasojat e veprimeve të njëanshme të autoriteteve në Prishtinë, qëllimi i të cilave është shkatërrimi i të drejtave kolektive politike, ekonomike dhe kulturore i komuniteteve joshumicë, veçanërisht sërbët, paralajmëroi ministri i jashtëm i Sërbisë Marko Gjuriq në intervistë për “Figaro”.

Ai theksoi se qindra mijëra sërbë tani pushojnë në Shqipëri çdo vit, ndërsa lidhjet e vendosura ekonomike me Shqipërinë dëshmojnë se ndryshimet e paradigmës në raportet mes sërbëve dhe shqiptarëve janë të mundshme.

Por, vëren ai, ajo që qëndron në rrugë janë lëvizjet e njëanshme dhe agresive të Prishtinës.

“Konflikti kosovar nuk është aq kompleks sa ai në Lindjen e Mesme, por me punë serioze mund të arrijmë kompromis që do të jetë i dobishëm si për shqiptarët ashtu edhe për sërbët. Përpiqemi për kompromis historik në të cilin asnjë palë nuk do të fitojë gjithçka dhe as pala tjetër të humbë gjithçka”, tha Gjuriq, duke i’u përgjigjur pyetjes se si e shikon zgjidhjen e çështjes kosovare.

I pyetur se përse Sërbia po propozon organizimin e takimit të radhës mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë Donald Tramp dhe Vladimir Putin, u përgjigj se Beogradi, si ish-kryeqyteti i Lëvizjes së të Pa-Angazhuarave është lokacion ideal për liderët e shteteve kundërshtare.

“Filozofia jonë kombëtare është se Sërbia qëndron mbi ndasitë mes Lindjes dhe Perëndimit. Kemi pritur dhjetëra mijëra refugjatë nga Ukraina dhe Rusia, u kemi ofruar atyre mbështetje financiare dhe leje pune. Ndaj presidentët Tramp dhe Putin do të ndiheshin shumë komod të takoheshin në Beograd. Kjo është ideja e presidentit Vuçiq, i cili është një nga liderët e paktë që bisedon me të gjithë në konfliktin ruso-ukrainas” tha shefi i diplomacisë sërbe.

Veç kësaj, vuri në dukje se diplomacia gjithëpërfshirëse sërbe është pritur shumë mirë në mbarë botën, duke thënë se në dhjetorin e vitit të kaluar u organizua Samiti Sërbi-Afrikë në të cilin morën pjesë 40 vende afrikane.

Pyetjes nëse është e mundur sot që një vend europian të qëndrojë neutral në konfliktin Moskë-Kiev, Gjuriq theksoi se qëndrimi i Sërbisë nuk është i paqartë.

"Mbrojmë parimin e ruajtjes së integritetit territorial të Ukrainës. Por i jemi shumë mirënjohëse Rusisë çka përherë ka mbështetur sovranitetin e Sërbisë mbi tërësinë e vet territoriale historike. Ky pozicion diplomatik është gjithashtu dhe qëndrimi i ukrainasve. Sërbia është ushtarakisht neutrale dhe dëshirojmë të rivendosim politikën tradicionale që ishte karakteristike për Jugosllavinë pas shkëputjes së saj me Stalinin në vitin 1948. Beogradi duhet sërish të bëhet urë mes Lindjes dhe Perëndimit" theksoi ai.

Nën konstatimin se ishte në krye të dy çështjeve më të rëndësishme në politikën sërbe, çështjen e Kosovës dhe rivendosjen e marrëdhënieve miqësore mes Uashingtonit dhe Beogradit dhe i pyetur se cila është sfida e radhës që dëshiron të marrë përsipër, ministri Gjuriq tha se sfida e tij është që Beogradin t’a bëjë sërish qendrën e shkëmbimit mes kombeve dhe qytetërimeve, siç ishte gjatë tre samiteve të Lëvizjes së të Pa-angazhuarve në vitet 1961, 1979 dhe 1989.

“Beogradi është tashmë një nga destinacionet turistike të preferuara të rinisë europiane çka për ne është adut i madh. Tani është në dorën tonë, sërbëve, për t’a kthyer në kryeqytetin botëror të paqes” tha ministri.

Duke folur për rolin e Francës në Sërbi, tregoi se partneriteti franko-sërb është më i fortë se kurrë ndonjëherë.

"Kurrë nuk do të harrojmë atë çka Franca bëri për ne gjatë Luftës së Parë Botërore. Beogradi është i vetmi kryeqytet europian që ka në qendër të tij monument mirënjohjeje për Francën. Lidhjet historike mes francezëve dhe sërbëve janë të pakrahasueshme. Sot kompanitë franceze po ndërtojnë metronë e Beogradit dhe po drejtojnë aeroportin tonë, aktiviteti i të cilit në shtatë vitet e fundit është katërfishuar. Kur vendosëm të diversifikonim pajisjet tona ushtarake, i’u drejtuam Francës. Marrëdhënia mes presidentit Vuçiq dhe Makron është veçanërisht e ngushtë. Përllogarisim tek Franca që të na ndihmojë në projektin tonë të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ne besojmë se deri në fund të vitit 2026 do të përfundojmë të gjitha reformat e kërkuara nga Brukseli” ka renditur Gjuriq.

Pyetjes se çfarë duhet të ndryshohet tani në Sërbi, duke pasur parasysh protestat që çuan në dorëheqjen e kryeministrit të cilat nisën pas shembjes së sprethit në stacionin hekurudhor në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona, Gjuriq tha se tragjedia që ndodhi në Novi Sad në nëntor, tronditi mbarë shoqërinë deri në themel dhe pavarësisht nga përkatësia politike apo ideologjike, të gjithë dëshirojnë të gjejnë shkakun dhe përgjegjësit.

“Protestat civile për ne janë thirrje për t’u fokusuar dhe në çështje që kanë rëndësi thelbësore për pjesë të shoqërisë sonë dhe të punojmë më intensivisht në lëvizshmërinë ekonomike dhe sociale, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë. Duhet të udhëheqim politika që janë më gjithëpërfshirëse dhe transparente. Këto protesta, ndër të tjera, janë një thirrje zgjimi për shoqërinë duke na kujtuar se duhet të jemi shumë më vigjilentë kur është fjala për luftën kundër korrupsionit” ka thënë Gjuriq.