Realiteti ballkanik dhe frikërat italiane: Kosova si front i mundshëm europian?

ilustracija kbs
Burim: Kosovo Online

Ministri i mbrojtjes së Italisë Guido Krozeto paralajmëroi se përveç Lindjes së Mesme egziston dhe një front që është potencialisht shpërthyes sikurse ai në Kosovë. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn dyshojnë tek ky skenar, por paralajmërojnë që çdo radikalizim i situatës në rajon mund të prodhojë konflikte të reja.

 

Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq

Frontin e ri frikësues Krozeto e prezantoi më 2 tetor  para komisioneve për politikë të jashtme dhe të mbrojtjes së Odës dhe të Senatit gjatë bisedës rreth krizës mes Izraelit dhe Libanit.

Pranoi se ka shumë frikëra nga zhvillimi i ngjarjeve në territorin që është "shumë afër Italisë, nga ana tjetër e Adriatikut, në Balkkan".

“Kruzeto është njeri i mençur, por nuk shikoj asnjë konflikt ndonëse atë Albin Kurti e provokon përditë” u përgjigj presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri Kurti i’a ktheu se kritikat e bashkësisë ndërkombëtare për trajtimin e qeverisë kosovare ndaj komunitetit sërb janë të ekzagjeruara dhe se BE dhe SHBA janë shumë të shqetësuara për veprimet në veri të Kosovës.

Pohoi dhe se paqja në Ballkanin Perëndimor e veçanërisht në Kosovë, është diçka që nuk e ka “marrë pothuajse të mirëqenë” por që “brishtësia e paqes” është e dukshme në mbarë botën.

“Nën rreziqet që kërcënojnë Europën dhe Lindjen e Mesme, brishtësia e paqes sot është e dukshme në mbarë botën”, paralajmëroi Kurti në konferencën "Balkan Leadership Conference"  me temë “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”.

Konflikte potenciale

Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike Millan Kërstiq ka thënë në bisedë me Kosovo Onlajn se deri sa egziston radikalizim i njëanshëm i pushtetit në Prishtinë, ka potencial të madh për shpërthim të konflikteve në Kosovë.

"Derisa egziston radikalizim i njëanshëm nga pushteti prishtinas, gjasat për shpërthim të konflikteve në Kosovë janë të mëdha. Sapo e gjithë situata të stabilizohet si me rikonfirmimin e negociatave dhe kur do të ndalej shkelja e të drejtave të njeriut të sërbëve në Kosovë e Metohi, do të mund të flitej për de-eskalim të situatës. Por, nga ana tjetër, nuk mendoj se ky është potencial për shpërthimin e ndonjë konflikti më të gjerë", ka theksuar Kërstiq.

Ky i fundit paralajmëron se kyçi i këtyre radikalizimeve me synim afatgjatë është që kryeministri Albin Kurti të pakësojë numrin e sërbëve në Kosovë mes 2 apo 3% dhe me këtë rast sikurse thekson ai, të konvertohet në “gabim statistikor”.

"Albin Kurti ka axhendë me synim afatgjatë dhe ky synim sikurse shikohet është bërja e Kosovës në të cilën numri i sërbëve, sipas atyre llogaritjeve të Tugjmanit, do të ishte diku me më pak se 3 apo 2% që kur të jenë në nivelin e gabimeve statistikore, të mos nënkuptojnë më asgjë. Besoj se kjo politika afatgjatë që udhëheq, nuk do të ndalet pa presion nga jashtë”, pohon Kërstiq.

Ky i fundit thotë se Sërbia nuk duhet të lejojë që Kurti të “legjitimojë pretendimet e tij”, por dhe të investojë të gjitha burimet e veta ndaj aktorëve ndërkombëtarë sesi të ndalë shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut të sërbëve në Kosovë.

“Sërbia duhet të operojë me zgjuarsi dhe të mos lejojë të gabojë për t’i dhënë hapësirë Kurtit të legjitimojë pretendimet e veta. Në fund të shtatorit që kaluam bërëm një gabim të madh që kushtoi jetë njerëzish, ndërsa nga ana tjetër ndihmoi dhe Albin Kurtin. Tashmë duhet të jemi të duruar dhe të mençur por njëkohësisht na duhet të apelojmë dhe të përpiqemi aq sa është e mundur të investojmë të gjitha burimet që aktorët ndërkombëtarë t’i çojmë aty që të ndalin këtë çka po ndodh momentalisht në Kosov e Metohi dhe kjo është shkelja brutale sistematike e të drejtave të njeriut dhe të sërbëve” ka thënë Kërstiq.

Përllogaritjet politike

Drejtori egzekutiv i Këshillit për Strategji Politike Nikolla Lluniq ka thënë se pavarësisht kontekstit të seriozitetit të sigurisë në të cilën momentalisht ndodhet rajoni, në hapësirën e Ballkanit Perëndimor nuk ka potencial për konflikt të ri të armatosur.

"Kurrë Ballkanin nuk mund t’a injorojmë në kontekstin e sigurisë. Madje dhe komuniteti i inteligjencës së SHBA këtë vit vlerësoi se në Ballkanin Perëndimor mund të shkohet deri tek incidente etnike", ka thënë Lluniq në bisedë për Kosovo onlajn.

Ai beson se deklarata e ministrit italian të mbrojtjes Guido Krozeta për Kosovën si front potencial sikurse ai në Lindjen e Mesme është paradimensionuese.

"Ajo deklaratë e ministrit italian është paksa paradimensionuese, pasi thjesht në Ballkanin Perëndimor nuk ka gjasa për luftë. Askush nuk ka gatishmëri, askush nuk do të luftojë. Pasi demografia nuk i përgjigjet kësaj mënyre. Ndonëse politikanë të caktuar mbajnë retorikën nacionaliste të viteve ’90 që do të dëshironin mobilizimin e popullsisë, të rinjtë i’u përgjigjen mjaft ekspicidivisht këtyre gjërave", ka thënë Lluniq.

Ky i fundit bëri të ditur se kjo shihet sipas fakteve se në mbarë rajonin egziston problem me shërbimin ushtarak vullnetar dhe se ky trend ishte veçanërisht i shfaqur në Kroaci.

Lluniq ka thënë se kryeministri kosovar Albin Kurti do të duhej të shqetësohej pasi sikurse tha, eksodi ka prekur gjithmonë e më shumë të rinjtë që largohen nga Kosova.

"Në vitet para pezullimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Kroaci 80 deri në 90% e të rinjve u thirrën në kundërshtimin të dëshirës. Dhe për Kurtin do të ishte mirë dhe efikas për shoqërinë në Kosovë, që të shqetësohej për eksodin i cili momentalisht po ndodh me shqiptarët etnik që largohen për një jetë më të mirë. Ky është mesazh i thjeshtë dhe për politikanët në Kosovë", ka thënë Lluniq.

Ky i fundit bëri të ditur se të gjithë në Ballkanin Perëndimor orjentohen nga paqja, stabiliteti dhe e ardhmja.

"Të rinjtë dhe të gjithë në Ballkanin Perëndimor dëshirojnë paqe, dëshirojnë stabilitet, dëshirojnë perspektivë dhe të ardhme të sigurtë", konkludoi Lluniq.

Ombrella e NATO-s

Analistët nga Kosova në varësi të asaj nëse i pyesni ata në Prishtinë apo në Maqedoninë e Veriut e shikojnë ndryshe mundësinë e shpërthimit të konflikteve.

Analisti politik nga Prishtina Afrim Hoti beson se pavarësisht çka egzistojnë turbullira politike, nuk ka rrezik nga konfliktet në Ballkan derisa Nato është prezente me forcat e saja.

"Nuk mundemi të krahasojmë rrezikun në Ballkan me rajone të tjera sikurse ai në Lindjen e Mesme apo problemet në Ukrainë pasi kemi fat sepse jemi Europë gjeografike. Kemi fat që në kuptimin e sigurisë jemi nën ombrellën e Nato. Derisa Nato është prezent në Ballkan nuk shikoj gjasa për konflikte. Por shikoj që egziston rrezik prej turbullirave politike që shfrytëzojnë liderët politikë që do të udhëhiqnin të tillë apo atillë fushatë politike. Në terren nuk shikoj asnjë rrezik real për Ballkanin”, ka thënë Hoti për Kosovo onlajn.

Ai thekson se në rajon egzistojnë turbullira politike por derisa janë prezente forcat e Nato, nuk ka mundësi reale që të shkohet deri në konflikte.

"Egzistojnë turbullira politike. Ndoshta egzistojnë indikacione, shenja të panjohura në terren sikurse ngjarja në Banjskë, sulmi terrorist në Banjskë, por nuk shikoj mundësi reale që të shkohet deri në konflikte në Ballkan derisa forcat e Nato janë në terren", tha Hoti.

Përsëritja e krizave

Nga ana tjetër drejtori egzekutiv i OJQ "Aktiv" nga Mitrovica e Veriut Miodrag Milliqeviq vlerëson se rreziku prej konflikteve të reja në Kosovë, veçanërisht në veri, është se krizat ripërsëriten vazhdimisht me eskalime të mundshme

"Nëse shikoni 25 vitet e fundit, është fakt i pabesueshëm që ne nuk kemi kaluar përtej përsëritjes së vazhdueshme se ndodhemi në një lloj krize dhe krizash të shumta me mundësi eskaluese, konfliktesh potenciale. Keni komunitetin ndërkombëtar që po investon vazhdimisht në stabilizim në vend të përparimit dhe kjo është me të vërtetë frustruese. Nga ana tjetër, ky është dhe alarm për bashkësinë ndërkombëtare se nuk ka punuar mjaftueshëm pikërisht në procesin e normalizimit dhe vendosjes së besimit ku sigurisht do të çonte në një lloj kompromisi kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Milliqeviq për Kosovo Onlajn. Sipas fjalëve të tij, kriza në veri nuk karakterizohet nga “një apo dy incidente”, por nga vazhdimësia e tyre, e cila ka filluar dy vite më parë.

“Këto incidente në veri të Kosovës kanë ndodhur në vazhdimësi dy vite e gjysmë, në fakt qysh prej shtatorit, kur ishte ndërhyrja e parë e njësive speciale policore në veri të Kosovës, shkak për të cilin ka qenë konflikt me banorët vendas, por pjesërisht edhe sipas njësive speciale të Policisë Kosovare. Kjo ishte parathënie dhe pas kësaj në vend që të stabilizohej situata dhe të ktheheshim në procesin e dialogut, ndodhi pikërisht e kundërta. Kemi patur shmangie konstante të dialogut politik dhe imponim policor në vend të zgjidhjes politike” ka thënë Milliqeviq.

Ky i fundit shton se kjo ishte parathënie e thellimit të krizës në të cilën ndodhet edhe sot veriu i Kosovës dhe atë çka përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe analistët politikë kanë thënë.

Ai beson se pika e kthesës ishte thirrja e bashkësisë ndërkombëtare drejtuar mbi të gjitha autoriteteve në Prishtinë për të de-eskalimin e situatës e më pas thirrja e të dy palëve tek kthimi në tryezën e bisedimeve.

“Aty është pikërisht pika e kthesës kur asnjë nga palët, në radhë të parë në Prishtinë, nuk ishte e gatshme që me të vërtetë të tërhiqte forcat e njësive speciale nga veriu i Kosovës dhe në vend të asaj ndërhyrjeje policore, të mundësonte dialogun politik” beson ky analist.

Ai thotë se dyshon se autoritetet në Prishtinë me në krye Albin Kurtin, do të vazhdojnë të shkaktojnë konflikt të armatosur, por është i bindur se do të vazhdojnë të shkaktojnë “rrezik të përgjithshëm”.

“Nuk kam asnjë dilemë sidomos tani në vitin zgjedhor, situata do të jetë e turbullt dhe jam i sigurt se do të ketë periudha periodike, hajde të them të turbullta si me pjestarët e policisë speciale, si me ndonjë lloj ndërhyrje apo ndoshta edhe provokimet. Këto janë të gjitha gjëra dhe përvoja na mëson, shumë tipike për këtë klimë”, paralajmëron Milliqeviq.

Ky i fundit beson se është e pabesueshme që në këtë moment nuk egziston model as në Bruksel e as në Kosovë për dialog politik mes Beogradit dhe Prishtinës, por dhe mes shqiptarëve dhe sërbëve në Kosovë.

“Dhe ajo që është më e rëndësishmja për ne në veri dhe që në fakt është stabilizimi i kushteve përmes zgjedhjeve të parakohshme, natyrisht, që do të shënonin atë periudhë të stabilitetit politik që na nevojitet vërtet në veri të Kosovës. Tek kjo do të doja të shtoja natyrisht dhe urgjencën në kuptimin e kthimit të sërbëve në institucione, të paktën të atyre që ende shprehin dëshirën për t'u kthyer në të njëjtat institucione sesi të përmbushin përfundimisht Marrëveshjen e Brukselit, por natyrisht edhe ligjshmërinë vendore. Kjo të paktën në atë domen se përbërja etnike e policisë duhet të pasqyrojë përbërjen etnike të popullsisë në terren dhe në komunat ku ata gjenden” konkludon Milliqeviq.

Shqetësimi i Perëndimit 

Bashkëpunëtori i Qendrës për Politikë Europiane Marko Todoroviq vlerëson se shkelja e të drejtave të njeriut në Kosovë mund të çojë deri në radikalizim të mëtejshëm dhe për këtë arsye shqetësimi i Perëndimit është i justifikuar por nuk duhet të pritet "front i ri” i ngjashëm me atë në Lindjen e Mesme ku së fundi paralajmëroi ministri italian i mbrojtjes Guido Krozeto.

"Lloji i shqetësimit të Perëndimit sigurisht që është i justifikuar, veçanërisht duke pasur parasysh se çdo shkelje e të drejtave të njeriut që po ndodh definitivisht në Kosovë dhe për të cilën organizatat ndërkombëtare dhe aktorët ndërkombëtarë janë të vetëdijshëm, gjithmonë mund të çojë në radikalizim dhe rebelim të mëtejshëm të atyre që janë të kërcënuar. Pra, në këtë kuptim, potenciali i konflikteve të caktuara sigurisht që egziston” thotë Todoroviq për Kosovo onlajn.

Ai beson se ministri italian i mbrojtjes është i mirëinformuar për situatën në Kosovë dhe Perëndimi është i shqetësuar për zhvillime të padëshiruara të mundshme.

“Guido Krozeto është ashtu sikurse dhe më parë i mirëinformuar me situatën në Kosovë. Ai dhe mjaft më herët ka folur për të gjithë këtë. Në fund të fundit ishte ministër dhe në momentin kur në Zveçan ushtarët italianë u lënduan. Nga kjo perspektivë është e qartë se ai është i shqetësuar dhe se Perëndimi në përgjithësi është i shqetësuar për atë çka mund të ndodhë në Kosovë. Unë do të thoja se ndoshta në masë të caktuar është i mbitheksuar ky shqetësim kur thotë se egziston potencial për shpërthim të konflikteve në Ballkan sikurse në Gaza, pasi është thjesht dinamikë rajonale, rrethanat historike janë të ndryshme, kështu që nuk besoj që në këtë kuptim mund të ketë konflikt të madh të dyanshëm” sqaron Todoroviq.

Duke komentuar përgjigjen e kryeministrit Albin Kurti se BE dhe SHBA janë mjaft të shqetësuara si pasojë e aksioneve në veri të Kosovës, Todoroviq thotë se kjo deklaratë ishte e pritshme, por që nuk inkurajon.

“Ai tenton që të gjitha këto lëvizje të njëanshme të bëra vitet e fundit dhe aq më tepë i prezanton si çështje tërësisht të brendshme të Kosovës, si diçka që është e drejta e një shteti sorvran. Pra, të ndërmarrë vendime sovrane duke injoruar kontekstin dhe ky është dialogu me Beogradin si detyrim i Prishtinës në sytë e të gjithë aktorëve ndërkombëtarë” ka thënë Todoroviq.

Ky i fundit pret që qeveria në Prishtinë mund të vijojë me lëvizje të njëanshme dhe provokime të mëtejshme ndaj sërbëve në veri të Kosovës.

“Mendoj se kjo është në interes të pushtetit prishtinas” decidoi Todoroviq duke kujtuar se pas zhvillimeve të vitit që shkoi në Banjskë, Prishtina akuzoi Sërbinë si “aktore militare” e cila mund të kërcënojë sigurinë në mbarë Ballkanin.

Megjithatë një vit më pas, ai beson se Sërbia konsiderohet si partnere konstruktive.

"Besoj se është në interes të Kurtit që situata të qëndrojë vazhdimisht e ndezur, të lindin disa tensione të reja dhe me këtë rast Sërbia të ndërhyjë në çfarëdo lloj mënyre dhe që Kurti të mund të thotë që e dini sesi, unë përgjatë gjithë kohës ju kam paralajmëruar dhe kjo është ajo çka bashkësia ndërkombëtare nuk e mori parasysh dhe kjo është që Sërbia është aktore e rrezikshme militare në Ballkan” vlerësoi Todoroviq.

Ky i fundit tha se Prishtina ka perceptimin se në rast të ndonjë lloj ndërhyrjeje të Beogradit, Nato do të ishte në krahun e Kosovës.

"Ky është në perceptim të thellë që zor se ndryshon apo të themi opinionin e vendosur të bashkësisë ndërkombëtare se kush është djalë i mirë apo i keq. Kosova pret që Nato përherë t’i përkulet Kosovës. Megjithatë pavarësisht të gjitha deklaratave që kemi patur prej zyrtarëve perëndimorë, më duket se kjo dhe ky besim është i pathemeltë.

Dhe në fund të fundit ajo çka mund të jetë më e rëndësishmja, është që Sërbia në këtë moment nuk duket si shtet që është i gatshëm që në çfarëdolloj mënyre të përzihet, të investojë tek konflikti dhe që në fund të dëmtojë raportet e veta me Perëndimin ku vitin e fundit sigurisht që janë pozitive, aq më tepër pas blerjes së avionave Rafal, dhe kësaj lidhjeje të patundur gjeopolitike për Perëndimin” konkludoi Todoroviq.