Gjuriq për incidentin në Mitrovicën e Veriut: A është ky versioni demokratik i Kurtit ?

Napad na maturanta
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashmte të Sërbisë Marko Gjuriq sot pas incidentit në të cilin polici kosovar në shëtitore e kapi prej fytit maturantin sërb në Mitrovicën e Veriut, pyeti sesi do t’a quante sistemin në të cilin policët mund të sulmojnë gjimnazistët në bazë të përkatësisë së tyre etnike-haptazi në mes të ditës dhe pa pasoja.

“Pamje shqetësuese e të riut sërb i cili policia e Kurtit e shtyn dhe e mbyt në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, është më shumë sesa veçse moment dhune-kjo është një dritare më shumë në realitetin e përditshëm me të cilin përballet populli sërb në Kosovë e Metohi” ka shkruar Gjuriq në rrjetin social “X“.

Ai pyeti nëse është ky version demokratik i Kurtit.

“Kur frikësimi etnik zëvendëson drejtësinë, të gjithë duhet të ngremë zërin dhe të kërkojmë që akte të tilla të mos mbeten pa u ndëshkuar. Kurti duhet të mbajë përgjegjësi” ka thënë Gjuriq.

Nënkryetari i Listës Sërbe Ivan Zaporazhac ka thënë sot se Policia Kosovare ka sulmuar fizikisht maturantët sërbë në Mitrovicën e Veriut duke vlerësuar se bëhet fjalë për frikësim të rinisë sërbe. Ai nënvizon se i riu ishte i ekspozuar ndaj keqtrajtimit fizik, kapjes prej fytit, shtytjes dhe nënçmim verbal vetëm për shkak të përkatësisë etnike.

Ndihmës komandanti i Policisë Kosovare për rajonin e Veriut, Veton Elshani konfirmon për Kosovo Onlajn se sot në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut ndodhi incident në të cilin mori pjesë maturanti i Gjimnazit por që shtoi se ai “njerëzve që ishin ulur poshtë shëtitores, u tregoi tri gishtat duke i provokuar”.

Ai shtoi se festa e maturantëve ishte raportuar në polici dhe se policët kanë qenë aty për të bërë punën e tyre pra të siguronin ngjarjen.

“Kur nisën të lëviznin në shëtitore, u tregoi njerëzve që qëndronin të ulur poshtë shëtitores tre gishtat dhe i provokoi njerëzit që pinin kafe. Policia ndërhyri dhe i tha atij që të mos provokonte. Në videoregjistrimin e publikuar në rrjetet sociale, duhet të shtoj se djaloshi kishte shenja të kuqe në qafë, por që bëhet fjalë për bojë. Nuk ka qenë gjak”, ka thënë Elshani dhe pohoi se sipas tij, nuk nuk kishte përdorim të tepruar të forcës dhe se i riu nuk u arrestua, por iu dha "paralajmërim verbal".