Gjuriq: Integriteti territorial i Sërbisë i barazvlefshëm si kushdo vend tjetër

Marko Đurić Talin
Burim: Kosovo Online

Integriteti territorial dhe sovraniteti i Sërbisë është i vlefshëm sikurse çdo vend tjetër, ka thënë sot ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq pas takimit me kolegun estonez Margus Cahkna të cilin e informoi rreth situatës në Kosovë dhe akteve të njëanshme të Prishtinës.

"Në vizitën e parë të një ministri sërb të punëve të jashtme në Estoni pas 14 vitesh, jam pritur nga ministri Margus Cahkna. I shpreha mirënjohje për mikpritjen pasi këtë vizitë e konsiderojmë si të rëndësishme dhe hap para në marrëdhëniet tona biletarale", ka shkruar Gjuriq në rrjetin social "X".

Ai shtoi se me kolegun estonez ka shkëmbyer opinione rreth çështjeve kyçe politike, ekonomike dhe të sigurisë sikurse dhe i ka ofruar besim se Sërbia dhe Estonia ndajnë të ardhmen e përbashkët europiane.

Gjuriq ka thënë se Estonia dhe Sërbia ka se me çfarë të krenohen kur është fjala rreth industrisë së softuerëve dhe IT dhe për të udhëhequr zhvillimin në kuptimin rajonal, si dhe që të dy kombet të mund të përfitojnë ndjeshëm nga lidhjet më të mëdha ekonomike.

Shefi i diplomacisë sërbe ka shprehur besim se bashkëpunimi dhe binjakëzimi mes Ballkanit dhe Balltikut ka potencial të jetë “histori suksesi europiane e radhës".

"Informova kolegun tim rreth situatës në Kosovë e Metohi dhe veprimeve të njëanshme të pakoordinuara të rregjimit të Kurtit duke theksuar se integriteti territorial dhe sovraniteti i Sërbisë është i vlefshëm sikurse i çdo vend tjetër", ka thënë Gjuriq.

Më herët shefi estonez i diplomacisë në rrjetin social “X“ ka shfaqur videorregjistrim të takimit me ministrin sërb.

"Theksova se është e papranueshme të shtrëngoj dorën me kriminelë lufte që tentojnë të minojnë sigurinë e Europës dhe sovranitetin e Ukrainës. Dhe se prej Sërbisë si kandidate për anëtare në BE pritet që të përputhë qëndrimet e veta me politikën e përbashkët të jashmte dhe të sigurisë me BE dhe mbështes dialogun drejt paqes mes Sërbisë dhe Kosovës” ka shkruar Cahkna.