Gjuriq: Paraqitja e masave, nisja e epokës së re në luftën për të drejtat e sërbëve në Kosovë

Marko Đurić RTS
Burim: PrintScreen RTS

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë sot se masat dhe lëvizjet që prezantoi presidenti Aleksandar Vuçiq, paraqesin nisjen e epokës së re në luftën për të drejtat e sërbëve në Kosovë dhe mbijetesën e dialogut.

Gjuriq për RTS ka thënë se gjatë pothuajse dy vitet e fundit regjimi i Albin Kurtit ka eleminuar plotësisht dialogun si metodë për mbajtjen e situatës në terren të paktën në nivel normal.

"Jemi mësuar të gjithë me lajme të padurueshme e të papranueshme. Sërbët në Kosovë shtatë herë janë janë plagosur me armë zjarri nga ana e forcave speciale të policisë kosovare për të mos folur rreth bastisjeve tek organet e përkohshme. Nuk mundeni më që të rregjistroni foshnjën e porsalindur apo të përmbyllni, ose një çift të divorcohet në Kosovë. Pamundësohet paga dhe pensioni, e të gjitha dhe për 86 të burgosurit politik…” numëroi ministri.

Për këtë arsye presidenti i Sërbisë prezantoi paketën më gjithëpërfshirëse të masave qysh prej vitit 1999 me pasoja më të gjera.

"Në detin e lajmeve të këqija nga Kosova e Metohia, kjo për sërbët më në fund është një lajm i mirë dhe i rëndësishëm. Kjo do të thotë se Sërbia do të qëndrojë pas popullit të vet në K&M dhe kjo përmes ligjeve që së pari më në fund të nisë me ndëshkimin e përgjegjësve për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të sërbëve në K&M” tha Gjuriq.

Ministri sqaroi se Sërbia nuk dëshiron të zëvendësojë drejtësinë ndërkombëtare dhe vendore, por organet e drejtësisë vendore, sipas parimit të komplementaritetit, të “mbushë të gjitha gropat” aty ku gjykatat vendore dhe ndërkombëtare, nuk dëshirojnë të ndëshkojnë zyrtarët e regjimit të Kurtit për shkeljen e të drejtave të njeriut për sërbët.

“Dje ishte e premtja e zezë për të gjithë ata që shkelin të drejtat e njeriut. Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me zyrtarët e regjimit prishtinas, zyrtarët që janë të përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut, tortura e gjëra të ngjashme, por edhe për bashkëpunëtorët, sepse fatkeqësisht egziston numër i vogël i njerëzve nga komunitetet sërbe që janë instrumentalizuar”, tha Gjuriq.

Në këtë qëllim, thotë ai, do të formohet prokurori e veçantë dhe trup i veçantë gjykues në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, me seanca paraprake publike dhe konsultime me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky është presion ndaj atyre që dëshirojnë të shkelin të drejtat e njeriut, të shtypin, uzurpojnë pronat sërbe...” konstatoi Gjruiq.

Si masë tjetër kyçe, Gjuriq përmendi miratimin e ligjit që do t’a shpallë Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë sociale.

Ai bëri të ditur se për shumë vite ka pasur një lloj padrejtësie në të cilën disa njerëz janë shtyrë të jetojnë në Kosovë dhe kanë gëzuar privilegje në Sërbinë qëndrore, çka nuk do të jetë më rast.

Gjuriq deklaroi rritje të konsiderueshme të asistencave për njerëzit në Kosovë, të cilët janë të papunë dhe nuk mund të gjejnë punë pas shtypjes së institucioneve sërbe, në mënyrë që të mbijetojnë, ndërsa ata që nuk jetojnë në Kosovë, nuk do të mund të keqpërdorin paratë e e destinuara për sërbët në Kosovë.

Kjo, shtoi ai, do të kontribuojë në transparencë më të madhe të shpenzimeve të të hollave për Kosovën.

Pyetjes se sa e vështirë do të jetë arritja e të gjithave çka përmendi më sipër, Gjuriq përmendi se presidenti Vuçiq dje foli me sinqeritet rreth situatës aktuale, por vuri në dukje dhe hipokrizinë e njerëzve, sepse nuk dëshirojnë të gjithë t’a mirëkuptojnë se në çfarë gjendje të vështirë ndodhet shteti në të cilin është sjellë prej dekadash, sepse pjesë-pjesë pushteti dhe institucionet u hoqën, ndërsa pjesë e pushtetit politik mbylli njërin sy dhe e shtyu nën tapet.

“Ne nuk tërhiqemi nga lufta për popullin tonë, por po e forcojmë, si politikisht dhe investues dhe në çdo mënyrë” shtoi ai.

Gjuriq paralajmëroi dhe intensifikimin e fushatës diplomatike në bashkësinë ndërkombëtare dhe tashmë sot do të ketë takim me ambasadorët e BE dhe Pesëshes.

“Po nisim fushatë diplomatike globale, ndërsa shefat e misioneve diplomatike në 103 qendra, kanë marrë udhëzime për të paraqitur abuzimet me shkeljet e të drejtave të njeriut, për të justifikuar këto masa me të cilat Sërbia po lufton për të ruajtur dialogun, normalitetin dhe të drejtat e njeriut”, tha Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se presidenti Vuçiq gjatë vizitës në Nju Jork javën e ardhshme, do të ketë një sërë takimesh.

"Dhe unë si ministër i punëve të jashtme do të kem një sërë takimesh, do të përhapim zërin ngado ku do t’a përcjellim të gjithëve situatën që ndodhen sërbët dhe kështu me këto masa do të luftojmë për sëebët dhe dialogun“, ka thënë Gjuriq.

Ky i fundit ka përsëritur se ajo çka kërkon Sërbia, nuk është asgjë nga ajo çka del në kuadër të së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, por nuk dëshiron që kushdo kush përkthen të jetë i etur për ujë.

"Kur kërkojmë zgjedhje të lira në veri… Nuk mundemi të heshtim dhe të bëjmë se është normale që komuna në të cilën jetojnë 97% sërbë, të udhëhiqet nga shqiptarët me 0,03% të mbështetjes dhe se këto janë institucione legjitime, ndërsa ato institucionet legjitime të Sërbisë, nuk janë legale… Kurti madje nuk respekton as kushtetutën e vet që garanton se duhet të ketë sërbë në poste kyçe në qeveri, sepse ai aty vendos marioneta” ka thënë Gjuriq.

Synimi i Sërbisë ka thënë ai, është të mbrojë sërbët në Kosovë në kohët e vështira të turbulencave gjeopolitike të paprecedenta.

Gjuriq pranoi se GDP e Sërbisë sot është 2,5 herë më e lartë sesa në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit dhe falë kësaj, mund të ndahen fonde shtesë dhe shteti të qëndrojë më energjikisht pas sërbëve në Kosovë.

Gjuriq kujtoi se BE dënoi rregulloren e Bankës Qëndrore të Kosovës, bastisjen e organeve të përkohshme, Bankës së Kursimeve Postare, ndalimin e hyrjes së kryepeshkopit të KOS, por pyeti, a e ndalën këto Kurtin.

"Jo", konstatoi ministri dhe shtoi se për këtë fakt janë të domosdoshme masat për të mbrojtur sërbët dhe Kurtin nga veprimet që nuk janë në përputhje me asnjë konventë ndërkombëtare.

"Nuk janë kufijtë tanë më pak të vlefshme sesa të tjerat. Kërkojmë kompromis dhe zgjidhje të drejtë” nënvizoi Gjuriq.

Ky i fundit vuri në dukje se Kosova është temë me domethënie më të rëndësishme kombëtare.

"Egzistojnë 1.000 tema tek të cilat mund të konkurronim në jetën politike. Kosova dhe Metohia është temë rreth të cilës na duhet të mblidhemi pasi kemi për kundërshtarë, një klasë politike e mbledhur rreth separatistëve, praktikisht e bashkuar. Ndaj na duhet uniteti, asgjë më shumë sesa mbrojtja e të drejtave njerëzore. Kam besim se deri tek ky synim mund të shkojmë" ka thënë ministry Gjuriq.