Gjuriq: Ka shumë arsye që Sërbia dhe SHBA të punojnë bashkarisht, besoj se na presin rezultate domethënëse
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq tha mbrëmjen e sotme me rastin e 250 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se në kohët e sotme egzistojnë shumë arsye që të dy vendet të punojnë sëbashu duke shprehur besim se priten rezultate domethënëse.
Gjuriq kujtoi se me familjen kaloi vite të jetës së tij duke punuar në Uashington si e si të kontribuonte në afrimin e dy vendeve.
“Gjatë kësaj periudhe, si sërb që do historinë, rregullisht, pothuajse çdo muaj, kam vizituar Maunt Vernon, pronën dhe shtëpinë e Xhorxh Uashingtonit si dhe Aleksandrinë, Getisburgun dhe shumë vende të tjera historike. Kam vizituar gjithsej 26 shtete federale të bukura tuajat” tha Gjuriq.
Ky i fundit vuri në dukje se egziston ngjashmëri e habitshme mes historisë sërbe të fillim shekullit XIX dhe asaj amerikane të fundshekullit të XVIII në shumë aspekte.
"Veçanërisht dua të bëj krahasim mes gjeneralit Uashington dhe paraardhësit tonë, Karagjorgjes. Të dy ishin liderë ushtarakë të jashtëzakonshëm dhe të dy qysh nga fillimi krijuan kombet e tyre dhe ndërtuan institucionet. Kur analizoj rrugën e gjeneralit Uashington dhe të gjitha betejat e rëndësishme, nga Bunker Hill, Leksington, Konkord dhe Jorktaun dhe i krahasoj me luftërat tona në Sërbi për pavarësi dhe ripërtëritje të shtetit, ndiej të njëjtin frymë. Të njëjtin frymë lirie, të njëjtin frymë të popullit që dëshiron të udhëheqë fatin e vet, të ketë populli pushtetin, nga populli dhe për popullin", theksoi shefi i diplomacisë sërbe.
Ky i fundit shprehu bindjen se në ditët e sotme egzistojnë mjaft arsye që të dy vendet të punojnë bashkarisht.
"Kujtojmë se ishim në të njëjtën anë në të dy luftërat botërore, se vendosëm marrëdhënie diplomatike në vitin 1882 dhe se i dërguari i parë amerikan Juxhin Shujler jetoi në shtëpinë tek rruga Franceze 7, ku dhe sot ndodhet shoqëria jonë letrare. E gjithë kjo është thellësisht e ndërthurur me historinë e Beogradit", vuri në dukje Gjuriq.
Tha se ka ende shumë për të bërë për të ardhmen.
"Sërbia pati nderin që gjatë vitit të kaluar shumë herë të ishte e ftuar nga ana e përfaqësuesit të administratës së presidentit Tramp. Presidenti Vuçiq na instruktoi të punojmë intensivisht për përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe jam i bindur se para nesh gjenden rezultate domethënëse", theksoi Gjuriq.
Ky i fundit shprehu kënaqësinë e tij që Beogradi ka rastin të jetë organizator i një ngjarje të tillë kulturore, me shpresën se do të ketë shumë të tjera në të ardhmen.
"Beogradi dëshiron të presë shumë artistë të mëdhenj. Gjithashtu, në të ardhmen do të punojmë në atë që të sjellim skuadrën e NBA në Beograd çka besoj, do të ishte jashtëzakonisht e mirëpritshme. Ndonëse nuk kam gotë në dorë, ngre dolli për Sërbinë, për Amerikën, për miqësinë dhe partneritetin tonë në vitet që vijnë", konkludoi ministri Gjuriq.
0 komentet