Gjuriq: Kina vijon palëkundshmërisht të mbështesë Sërbinë për çështjen e K&M
Kina vijon palëkundshmërisht të mbështesë Sërbinë për çështjen e K&M ka vlerësuar ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq gjatë vizitës në Kinë për të cilën theksoi se është me rëndësi historike.
Gjuriq ka theksuar se vizita në Kinë është me rëndësi historike pasi vjen pas vizitës historike të presidentit Si Gjinping në Sërbi dhe se përmbyll një vit fantastik të bashkëpunimit sërbo-kinez.
“Këtu në Pekin jemi pritur fort përzemërsisht, vëllazërisht, miqësisht. Kam patur tre orë konsultime të gjera me ministrin kinez Vang Ji. Biseduam rreth zbatimeve të projekteve që vlejnë miliarda dollarë që do të sjellin rritje dhe zhvillim të mëtejshëm për ekonominë, shkencën, teknologjinë dhe kulturën tonë” ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se 300 studentë sërbë do të vijnë në Kinë me ftesë të presidentit Si Gjinping për të studiuar me shpenzimet e shtetit kinez.
“Po realizojmë zhvillimin e ekonomisë, zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë përmes lidhjes më të mirë”, tha ai.
Gjuriq theksoi se është biseduar dhe rreth mbështetjes së ndërsjelltë kur është fjala rreth integritetit territorial.
“Kina vijon të mbështesë palëkundshmërisht Sërbinë për çështjen e Kosovës dhe Metohisë” tha Gjuriq.
Me ministrin e Departamentit Ndërkombëtar të PKK, Gjuriq bisedoi dhe rreth bashkëpunimit partiak, pasi sikurse theksoi, kjo paraqet komponent të rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ai përcolli përshëndetjet e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Millosh Vuçeviq.
“Presim që në 2025 të vijojmë bashkëpunimin e përshpejtuar dhe Sërbia dhe në kontekstin europian, si vend që përparon drejt BE, do të mbetet mike e vendosur dhe konsistente e Republikës Popullore të Kinës dhe mund të llogarisim mbështetjen e plotë të Kinës në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe ky është lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për Sërbinë, që në këtë kohë të trazuar të trazirave globale, kemi një superfuqi globale si mbështetje solide për përpjekjet tona në të gjitha drejtimet strategjike", tha Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se miqësia me Kinën është e rëndësishme për arritjen e të gjitha prioriteteve strategjike të Sërbisë dhe se është i kënaqur që me këtë vizitë, përmbyllet me sukses vit i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit sërbo-kinez.
0 komentet