Gjuriq: Komuniteti sërb në K&M në pozitën më të vështirë prej vitit 1999; Fajon: De-eskalimi i situatës i nevojshëm

Tanja Fajon i Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Komuniteti sërb në K&M ndodhet në pozitën më të vështirë prej vitit 1999, ka thënë ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq në konferencën për gazetarët me ministren e punëve të jashtme dhe çështjeve europiane të Sllovenisë Tanja Fajon dhe bëri thirrje për zbatim të plotë të marrëveshjeve të Brukselit.

 

Gjuriq i cili ndodhet për vizitë pune dy ditore në Slloveni, ka theksuar se dita e sotme është shumë e mirë për marrëdhëniet slloveno-sërbe dhe sërbo-sllovene.

“Ne këtu sot biseduam rreth përmirësimit të gjithanshëm të raporteve tona diplomatike, politike, ekonomike në të gjitha sferat, për të zgjidhur çështje të hapura të viteve ’90 me mirëkuptim të qartë se dëshirojmë dhe që temat që kanë lidhje me kohën e sotme dhe të ardhmen, t’i përmirësojmë, që ekonomitë tona të cilat kanë patur luhatje, t’i inkurajojmë më tej për të bashkëpunuar” ka thënë Gjuriq.

Ky i fundit theksoi se temë diskutimi me Fajon kanë qenë integrimet europiane, prej të cilave Sërbia i është shumë mirënjohëse Sllovenisë për mbështetje të vazhdueshme në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë kuptim njoha kolegen time Tanja Fajon me synimet dhe amibicjet e Sërbisë se deri më vitin 2027, do të implementojmë tërësisht axhendën reformuese që qeveria e Sërbisë ka miratuar, pra vendi mik dhe i afërt Sllovenia, Sërbia deri më vitin 2027, do të jetë institucionalisht gati për hyrje në Bashkimin Europian. Qeveria e Sërbisë këtë detyrë e kupton me seriozitet të madh dhe për këtë jemi mirënjohës në atë që ka ofruar mbështetje për çeljen e fashikullit 3 pikërisht inkurajimi i procesit të integrimit të pjesës sonë të rajonit në Bashkimin Europian”, ka thënë Gjuriq.

Gjithashtu shefi i diplomacisë sërbe ka theksuar se ka qenë fjala dhe rreth çështjeve të trashëgimisë të viteve ’90 si dhe raportet mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Njoha kolegët tanë slovenë me pozitën e vështirë në të cilën ndodhet populli sërb në Kosovë e Metohi. Komuniteti sërb në Kosovë e Metohi ndodhet në pozitën më të rënduar qysh prej vitit 1999 dhe Sërbia bën thirrje për zbatim të plotë të marrëveshjeve të Brukselit me respektim të plotë të të drejtave kolektive, njerëzore, politike e ekonomike të sërbëve në Kosovë e Metohi, në procesin e normalizimit të marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian që do të jetë e bazuar në vlerësimin e asaj çka deri më tani është dakordësuar”, ka thënë Gjuriq.

Ky i fundit falenderoi mikpritësit sllovenë për kontributin që ka dhënë kontigjenti i tyre në kuadër të KFOR dhe misioneve ndërkombëtare, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në krahinën e Kosovës dhe shtoi se Sërbia është e përkushtuar thellësisht për ruajtjen e paqes, stabilitetit, gjetjen e zgjidhjeve europiane për të gjitha çështjet e hapura në dialog me Prishtinën, por sikurse tha, kërkon dhe respektimin e standardeve që vlejnë kudo në Europë dhe respektimin e asaj që është dakordësuar.

Gjuriq theksoi se bashkëpunimi ekonomik mes Sërbisë dhe Sllovenisë është një prej aspekteve më pozitive të raporteve mes dy vendeve prej dekadash.

“Ne dëshirojmë që në periudhën e mëpasshme të japim impuls më shumë me investimet e ndërsjellta. Vitet e kaluara kanë qenë rekord kur është fjala dhe rreth çeljes së vendeve të reja të punës dhe investimeve të ndërsjellta. Megjithatë Sërbia dhe Sllovenia si pionerë në inovacion, besoj se mund të arrijnë më shumë se kaq së bashku përmes bashkëpunimit. Ne besojmë se në periudhën e ardhshme dhe ai bashkëpunim akademik që nënkupton numër të madh të studentëve tanë gati një mijë që studiojnë këtu në Slloveni, të mund të përmirësohet dhe ku kënaqemi me këtë dhe ku nga ana jonë po japim dhe do të japim impuls tek kjo”, ka thënë ai.

Ai theksoi se gjatë kësaj dite do të diskutohet dhe rreth çështjeve të tjera ndërkombëtare-rreth problemit në Lindjen e Mesme, situatës në Europë, lufta në Ukrainë…

“Jam i bindur në atë që këto konsultime politike që kemi në nivelin ministror dhe të cilat do të vijonë dhe në nivele të tjera, do të kontribuojnë në mirëkuptim të thellë mes dy politikave tona dhe do të kontribuojnë në krijimin e një klime akoma më të leverdisshme për të ardhmen e bashkëpunimit tonë”, ka thënë Gjuriq.

Ministrja e punëve të jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon tha se me shefin e diplomacisë sërbe Marko Gjuriq pati biseduar sot dhe rreth çështjes së Kosovës.

"Biseduam rreth çështjes së Kosovës, raportet mes Kosovës dhe Sërbisë. Është e nevojshme të mbahet dialogu, sidomos në veri të Kosovës dhe të de-eskalohet situata” tha Fajon në konferencën e përbashkët për shtyp me Gjuriqin.

Fajon thekson se Sllovenia sinqerisht dhe pa mëdyshje mbështet zgjerimin e BE tek Ballkani Perëndimor dhe beson se më në fund ka ardhur momenti për të menduar gjeostrategjikisht për këtë çështje dhe për ta realizuar atë zgjerim.

Beson se është koha që Sërbia në kohën e presidencës hungareze, të çelë kapitullin e ri.

Fajon tha se sllovenët dhe sërbët kanë shumë të përbashkëta, duke theksuar se disa sllovenë të njohur, kanë marrë pjesë në formësimin e jetës në shoqërinë sërbe.

“Historia ka treguar se ne gjithmonë kemi ditur të kapërcejmë keqkuptimet e mundshme dhe se marrëdhëniet tona miqësore, mbështeten në themele të palëkundura dhe pajtohemi se edhe nëse egzistojnë dallime, në vullnet të mirë, do t'i kapërcejmë bashkarisht”, tha Fajon.

Sikurse tha kjo e fundit, bashkëpunimi mes dy shteteve është shumë i larmishëm dhe dinamik.

"Sërbia është partnere e rëndësishme ekonomike e Sllovenisë dhe aktor rajonal në fqinjësinë tonë ndaj dhe kemi kontakte të rregullta. U dakordësuam se do të intensifikojmë konsultimet politike dhe do të organizojmë seanca të përbashkëta të qeverive tona. Marrëdhënie të mira reflektojnë dhe në fushat e kulturës, shkencës, arsimit", tha Fajon dhe shtoi se është veçanërisht e kënaqur që në këtë vit shkollor në Slloveni studiojnë rreth 1500 studentë nga Sërbia.

Ajo tha se dy vendet bashkëpunojnë dhe në fusha të tjera sikurse në katastrofat natyrore dhe në këtë rast falenderoi ndihmën e Sërbisë që dha vitin e kaluar gjatë përmbytjeve të mëdha që ndodhën në Slloveni.

"Sërbia është për Slloveninë destinacioni i dytë më domethënës për investime, shkëmbimi i mallrave kaloi 2 miliardë euro, do të dëshironim më shumë investime nga Sërbia në Slloveni", ka thënë ajo.

Më pas shtoi se u bisedua dhe rreth trashëgimisë së ish RSFJ duke thënë se Sllovenia beson se është koha që të marrë fund ky proces dhe që grupet e punës duhet të kenë takime të rregullta për çdo gjë të kësaj marrëveshjeje rreth trashëgimisë.