Gjuriq: Kurti në zemër të Europës ndërton shtet apartejdi, Sërbia nuk do të heshtë para persekutimeve të sërbëve

Marko Đurić i predsednik Gane
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq akuzoi Albin Kurtin se në zemër të Europës “ndërton shtet apartejdi dhe persekuton sistematikisht sërbët vetëm për kombësinë e tyre” duke rrezikuar stabilitetin e mbarë rajonit.

“Me rastin e një tjetër breshërie gënjeshtrash për Sërbinë nga mendja e sëmurë e Kurtit, dëshiroj të theksoj sikurse vijon: Në dallim nga Albin Kurti, i cili në zemër të Europës ndërton shtet aparteidi, persekuton sistematikisht sërbët vetëm për shkak të kombësisë së tyre dhe shkel brutalisht të drejtat themelore të njeriut, Sërbia bën dallim të qartë mes qytetarëve me kombësi shqiptare-me të cilët dëshiron paqe, bashkëjetesë dhe bashkëpunim-dhe bashkëpunëtorëve politikë vendas të Kurtit, të cilët janë përgjegjës edhe për shkeljen e normave ndërkombëtare” deklaroi Gjuriq në platformën “X”.

Ai vlerësoi se Kurti përdor urrejtjen kombëtare si armë politike dhe kërcënon stabilitetin e mbarë rajonit.

“Albin Kurti edhe sot ka treguar se kush dhe çfarë është-ekstremist i fiksuar pas përçarjeve, i cili përdor urrejtjen kombëtare si armë politike, duke rrezikuar stabilitetin e mbarë rajonit. Kurti i përket të kaluarës së shëmtuar të rajonit dhe së shpejti politikisht do të bëhet pjesë e saj”, shtoi ministri sërb.

Theksoi se "pavarësisht provokimeve dhe gënjeshtrave të vazhdueshme, Sërbia nuk do të tërhiqet nga lufta për liri dhe barazi të të gjithë qytetarëve të Kosovës e Metohisë".

“Përgjegjësia personale për zhvillimet e fundit, do të mbahet ekskluzivisht nga ata që organizojnë dhe kryejnë akte të paligjshme, diskriminim, spastrime dhe dhunë të motivuar etnike, përfshirë Kurtin personalisht dhe rrethin e tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve. E gabuar të mendohet se institucionet e Sërbisë, por dhe institucionet ndërkombëtare, do t'i harrojnë veprimet e tyre. Tentativat që problemet personale politike, humbjen e legjitimitetit dhe mungesën e mbështetjes në terren, t’a hedhë në skenën ndërkombëtare dhe në llogari të Sërbisë-janë të dënuara me dështim. Prej pasojave të veprimeve të tyre, nuk do shpëtojnë” theksoi Gjuriq.

Në fund tha se Sërbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes, por nuk do të shikojë në heshtje shkeljen e të drejtave të popullit sërb.

“Mesazhi ynë për bashkësinë ndërkombëtare është i qartë: është koha që Albin Kurtit më në fund t’i thoni-mjaft më”, shkroi Gjuriq.