Gjuriq: Kurti shënjestron sërbët kristianë në natën më të shenjtë të kalendarit kristian, vazhdimësi e frikësimit

marko djuric
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq deklaron se qeveria kosovare e cila udhëhiqet nga Albin Kurti sot në Kosovë ka shënjestruar sërbët kristianë në natën më të shenjtë të kalendarit kristian dhe vlerësoi se këto nuk janë incidente të izoluara por pasqyrojnë model shqetësues dhe vazhdimësi presioni, frikësimi e përzierje në liritë e besimit të komunitetit sërb.

Gjuriq në rrjetin social “X“ ka thënë se Policia Kosovare ka ndalur kryekomunarin e Mitrovicës së Kosovës që sipas ligjit reklamoi urim tradicional të Krishtlindjes në zonën kristiane sërbe.
Shefi i diplomacisë sërbe tha se në vende të tjera, qytetarët u detyruan të hiqnin rrobat me simbole kristiane, si dhe se në Prizren një aktivist politik, i maskuar si prift, u përpoq të prishte dhe përdhoste festimet e Krishtlindjes.
"Këto nuk janë incidente të izoluara. Ato pasqyrojnë model shqetësues dhe të vazhdueshëm të presionit, frikësimit dhe përzierjes në lirinë fetare të orjentuar ndaj një komuniteti të caktuar. Me çdo akt të tillë, borxhi personal, moral, politik e ligjor i zotit Kurti vazhdon të bëhet tërkuz. Ai duhet të jetë shumë i vetëdijshëm për këtë", theksoi Gjuriq.
Ky i fundit kujtoi se si sot tre vjet më parë, dy djem sërbë u qëlluan nga pjestari i Forcave të Sigurisë së Kosovës ndërsa po merrnin pjesë në ritualin tradicional kristian të Krishtlindjes dhe personi që shtiu, mbetet i lirë në Kosovë, Albin Kurti.
“Zoti Kurti, këto veprime tuaja paraqesin shkelje serioze të vlerave themelore demokratike dhe lirive fetare. Për më tepër, ju e dini saktë se çfarë po bëni. Duhet t’a dini se urrejtja nuk do të ketë vend në të ardhmen e sërbëve dhe shqiptarëve. Ajo që po bëni, është turp i vërtetë për popullin shqiptar dhe duhet t’ju vijë rëndë nga vetja”, tha Gjuriq.