Gjuriq: Rregjimi i Kurtit nuk ka bërë asgjë të ndryshojë raportin ndaj sërbëve
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë se regjimi i Albin Kurtit për tre vite qysh kur janë në fuqi masat që BE i vendosi Prishtinës, asgjë nuk ka bërë që të ndryshojë raportin ndaj sërbëve për të cilën beson se nuk ishte i mirë vendimi i Brukselit për heqjen e sanksioneve Kosovës.
“Nuk kam as mënyrë e as dëshirë të flas negativisht për vendimmarrësit në Bruksel, ndonëse kjo është popullore, sepse kjo nuk i sjell fitim Sërbisë, as nuk e shfrytëzon për eurointegrimin dhe pozicionimin e vendit në Europë. Por, për hir të së vërtetës, nuk mendoj se është vendimi i duhur që Brukseli të nisë heqjen e masave ndaj Prishtinës, të cilat i’u vendosën qeverisë së Kurtit tre vite më parë, pasi regjimi i tij nuk bëri asgjë në thelb për të ndryshuar raportin ndaj sërbëve”, theksoi Gjuriq për Njuzmaks Ballkan.
U shpreh se nëse ky është çmim sepse mbajtën zgjedhje vendore dhe lejuan njerëzit që të votojnë dhe se nuk ka më kryetarë bashkie të imponuar shqiptarë në zona ku 99% janë sërbë dhe nëse duhet të festohet si sukses i demokracisë ndonëse para tre javësh qeveria e Kurtit tentoi të ndalonte Listën Sërbe të merrte pjesë në zgjedhje-atëherë diçka nuk është në rregull me kriteret mbi bazën e të cilave vlerësohet suksesi i dikujt.
Ai shtoi se kjo ishte një nga arsyet e mungesës së Sërbisë në samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
Vuri në dukje se Sërbia sigurisht nuk do të tërhiqet nga dialogu me BE por, përkundrazi, do t’a intensifikojë.
"Ne nuk i’a mbathim bisedimeve por ndiejmë nevojën për të përcjellë sinjal", tha Gjuriq.
Në lidhje me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe thirrjet e BE që Prishtina të formojë BKS dhe Beogradi të mos pengojë integrimin ndërkombëtar të Kosovës, Gjuriq vuri në dukje se nuk egziston asnjë detyrim që Beogradi nuk e ka respektuar derimë tani, çka nuk është rast me Prishtinën.
"Më gjeni një detyrim fundamental nga marrëveshja e vitit 2011 dhe 2012 që Sërbia nuk e ka zbatuar. Nuk ka, nuk egziston. Kam udhëhequr 221 raunde dialogu, kam në mendje pothuajse 46 marrëveshje dhe ne, jo se ishim përgjegjës, por ndoshta ishim shumë të heshtur në interes të paqes", tha Gjuriq dhe shtoi se "koha nuk po punon për separatistët".
Sërbia është e ankoruar fort në orientimin e politikës së jashtme
Duke folur për katër shtyllat e politikës së jashtme sërbe, ministri vuri në dukje se Sërbia nuk është gjethe në erë që i nënshtrohet ndryshimeve episodike apo të përkohshme dhe madje as ndryshimet tektonike nuk do të ndikojnë tek Sërbia brenda natës në vendimin për të ndryshuar parimet, përcaktimet dhe kursin e politikës së jashtme.
"Miqësitë dhe aleancat shkaktohen nga faktorë të shumtë, disa janë historikë, në masë më të vogël, disa janë ekonomike, gjeografikë. Në këtë kuptim, mund të them se Sërbia është fort e ankoruar në orientimin e politikës së jashtme. Udhëheqim politikë të jashtme shumëvektoriale, ku interesat sërbe janë në qendër. Politika jonë njëkohësisht politikë reale. Ne kryejmë 77% të tregtisë sonë me vendet europiane, me BE dhe vendet përreth nesh. Si njerëz të përgjegjshëm dhe seriozë, duhet të përllogarisim që Sërbia të avancohet, rritet dhe të zhvillohet ekonomikisht", spegoi Gjuriq. Ky i fundit tha se nuk do të kishte pasur rritje ekonomike nëse Sërbia nuk do t'i kishte hapur dyert e saj për bashkëpunim me vendet europiane, se nuk do të kishte bum në bashkëpunimin me SHBA në teknologjitë e larta dhe se objektivisht, Sërbia, pavarësisht vështirësive aktuale, ka një nga energjitë më të lira në kontinentin europian dhe kjo është si rezultat i bashkëpunimit me palën ruse.
Këto janë, nënvizon ai, parametra objektive, të matshme, joideologjike që ndikojnë në pozicionimin e Sërbisë në shumë tema.
Gjithashtu kujtoi se Kina është bërë investitori i dytë më i madh në Sërbi, ndërsa Gjermania "numër një".
"Këto janë fakte që duhet t'i marrim parasysh dhe t'i çmojmë. Kemi edhe sfida të tjera dhe këtu është çështja e Kosovës dhe Metohisë", shtoi Gjuriq.
Ai theksoi se Sërbia duhet të jetë pragmatike dhe e adaptueshme, sepse kjo është recetë për sukses në epokën në të cilën gjërat ndryshojnë fort shpejt dhe se nga ana tjetër pa alternativa të qarta të sigurisë, nuk mund t'i braktisim të gjitha partneritetet.
"Sërbia i është afruar shumë seriozisht reformave europiane dhe Komisioni Europian ka dhënë për të pestin vit rresht, notë pozitive. Nëse masim kualitetin e reformave, së bashku me Malin e Zi, Sërbia është e para në rajon për sa i përket reformave", tha ai.
Gjuriq tha se për shkak të arsyeve politike, egziston bllokim në rrugën europiane të Sërbisë.
"Disa shtete anëtare do të donin që Sërbia të kishte qëndrim të ndryshëm ndaj raporteve me Rusinë, ndërsa disa anëtarë nuk janë shumë të kënaqur me qëndrimin e Sërbisë kur është fjala për Kosovën dhe Metohinë, por kjo është pjesë e vogël e problemit", tha ai.
Gjuriq theksoi se Sërbia vlerëson dinamikën e proçesit të zgjerimit dhe shtoi se do të shikohet nëse do të parashikohen anëtarë të rinj në periudhën buxhetore nga viti 2028 deri në vitin 2034.
Përmendi shembullin e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se raporti i BE ndaj këtij vendi është mjaft jostimulues për të gjithë në rajon.
"Ata për 30 vite bërën gjithçka që u kërkohej. Ndryshuan emrin, ndryshuan kushtetutën shumë herë, i lanë shqiptarët të merrnin më shumë se 1/3 e pushtetit. Asgjë nuk rezultoi të ishte përparim në rrugën europiane, u gjend një shtet anëtar që ngriti traun pengues. Besojmë se është në interesin e Europës që Sërbia, si vend që përbën 53% të Ballkanit, vend që ndodhet në udhëkryq strategjik të jetë anëtare e barabartë e BE. A do të ndodhë kjo dhe me çfarë shpejtësie, nuk varet vetëm nga ne. Por detyra jonë është përgjegjësia që gjithçka bëhet për ne. Kam frikë se nëse Europa nuk e pret këtë nyjë gordiane, kjo do të jetë arsye më tepër për aktorët e tjerë globalë që të ecin përpara", tha Gjuriq.
Për Sërbinë paqja është e shenjtë
Duke folur rreth politikës së neutralitetit ushtarak dhe armatosjen e Sërbisë, por dhe të të tjerëve në rajon, Gjuriq theksoi se Sërbia ka traditë të gjatë të kujdesit të pavarur për sigurinë e vet dhe se industri e fortë mbrojtëse është avantazh krahasues shtesë i vendit.
Tha se sipas të gjitha standardeve, forcat e armatosura sërbe janë më të fortat në rajon, çka është faktor i madh paqeje dhe parandaluese.
"Sërbia është e përkushtuar përgjithmonë dhe fuqimisht ndaj paqes. Ndaj përshëndesim iniciativën e presidentit të SHBA Donald Tramp për paqen në Ukrainë. Për ne paqja është e shenjtë. Dhe, për t’a ruajtur, duhet të forcojmë aftësitë tona dhe të diversifikojmë burimet e furnizimit me armë", tha shefi i diplomacisë sërbe.
Kujtoi marrëveshjen me Francën në lidhje me blerjen e armatimeve, por tha se Sërbia po bisedon dhe po bashkëpunon aktivisht me përfaqësuesit e shumë shteteve për këtë çështje, ndërsa para së gjithash investon shumë në kapacitetet e veta.
Sërbia, nënvizoi Gjuriq, si vend që ndodhet në kontinent në të cilin çdo 50 vjet vjen luftë e madhe, duhet të armatoset dhe të forcojë kapacitetet e veta, por kjo nuk do të thotë se i shikon të tjerët si armiq, por që dëshiron të mbrojë të vetat.
"Dhe kjo është e drejta jonë bazike. Qytetarët duhet t’a dinë se shpenzuam më shumë se 3% të PBB për të përmirësuar kapacitetet e ushtrisë sonë. Është kohë shumë e trazuar për ne që të luajmë dhe të lëmë pas dore forcat tona ushtarake", spegoi ministri.
Kujtoi se Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës qysh nga viti 2008, çka Sërbia e respekton shumë.
Kur është fjala për punët e industrisë vendase luftarake, tha se Sërbia është e vendosur të respektojë normat e Kombeve të Bashkuara dhe të mos eksportojë tek vendet që marrin pjesë në konflikte të armatosura. Shtoi se presidenti Vuçiq duke parë mundësitë në rajon, Europë dhe botë, mori vendimin që në sistem të hyjnë edhe një nivel tjetër kontrolli-Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pikërisht për të shmangur tentativat për të kontribuar indirekt në hedhjen e benzinës zjarrit.
"Sistemi ynë i përmbahet fort kësaj", nënvizoi Gjuriq.
Besoj se ky do të jetë viti i dialogut strategjik mes Sërbisë dhe SHBA
Kur është fjala për marrëdhëniet me SHBA, konstatoi se megjithëse fokusi i lajmeve është kryesisht tek sanksionet ndaj NIS, harrohet lehtë se administrata Tramp pezulloi dialogun strategjik me Kosovën për shkak të pozitës së popullit sërb dhe pse situata në lidhje me RS dhe në B&H është përmirësuar ndjeshëm.
"Mund të bëjmë më shumë dhe duam edhe më shumë në të ardhmen dhe besoj se ky do të jetë viti i dialogut strategjik mes Sërbisë dhe SHBA" tha Gjuriq, duke kujtuar takimet e tij dhe të presidentit Vuçiq me sekretarin amerikan të Shtetit Mark Rubio gjatë vitit 2025.
Mungesa në samitin BE-Ballkani Perëndimor: Ndonjëherë heshtja është më e fortë se fjalët me zë
Kur është fjala rreth vendimit të presidentit Vuçiq për të mos shkuar në samitin BE-Ballkani Perëndimor, të mbajtur në dhjetor, ministri tha se një pjesë e madhe e publikut e kuptoi se çfarë mesazhi përcolli Sërbia për shkak të faktit se ajo që u bë gjatë pesë viteve në zbatimin e reformave nuk u njoh, ndërsa Komisioni Europian për pesë vite rresht rekomandoi çeljen e kapitujve.
"Ndonjëherë mungesa, heshtja dhe heshtja e zëshme, janë më të zëshme sesa fjalët", tha Gjuriq duke i’u përgjigjur pyetjes nëse kjo ishte mënyra e duhur për të përcjell mesazh.
Shtoi se presidenti Vuçiq nuk vendosi lehtësisht për atë veprim, por pas shqyrtimi të kujdesshëm.
“Ky veprim nuk u ndërmorr që Sërbia të jetë larg BE, por për të përshpejtuar proçesin e integrimit europian”, tha ministri Gjuriq.
0 komentet