Vuçiq: Përherë të njëjtat vende lobojnë kundër Sërbisë në favor të Prishtinës
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme për RTS se përherë në të njëjtin tubim i vendeve europiane lobohet fort kundër Sërbisë dhe në favor të Prishtinës nën mbështetjen e vendeve të mëdha europiane të cilat qëndrojnë pas kësaj.
Vuçiq për deklaratën se atë e shqetëson politika europiane rreth Kosovës, tha se në takimin që zhvilloi në Davos me ndërmjetësin në largim të dialogut Mirosllav Llajçak nuk u qetësua në këtë këndvështrim.
“Ata në Europë sërish do të fillojnë me ide pasi dyshohet se kanë tentuar të ashpërsohen me Kurtin, por meqënëse nuk arritën, tashmë do të tentojnë t'i bëjnë diçka për Këshillin e Europës dhe gjëra të tjera. Mendoj se e ka merituar me sjelljen e tij” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se këtë e kryesojnë disa vende të cilat lobojnë fuqishëm kundër Sërbisë në favor të Prishtinës.
“Përherë ky është i njëjti tubim-pjesë e vendeve skandinave e baltike, Hollanda, Bullgaria, Kroacia dhe një fuqi e madhe europiane pas kësaj, që bën si naive dhe e pafajshme, sikur nuk i di të gjitha këto dhe nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë” sqaroi presidenti Vuçiq.
Ky i fundit tha se Sërbia beson në forcën e argumentit amerikan.
“Do të bisedojmë me amerikanët që të mos shpërblehen ata që shkaktuan provokime në terren. Nuk kërkojmë ne sanksione ndaj askujt, por trajtim të drejtë ndaj popullit sërb, respektim të marrëveshjeve. Të riktheni policinë rajonale, të formoni BKS. Kur kjo të përfundojë, atëherë mund të bisedojmë rreth gjërave të tjera” tha qartë Vuçiq.
Kur është fjala për Peter Sorensen, i cili me siguri do të pasojë Llajçakun në postin e të dërguarit special të BE për dialog, Vuçiq tha se bëhet fjalë për njeri profesionist dhe serioz, por më e rëndësishmja është se si do të sillet Pesëshja dhe Europa.
Për çështjen e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe SHBA, Vuçiq theksoi se do të tentojë të vendosë kontakte sa më shpejt me zyrtarët më të lartë amerikanë.
“Nëse presidenti Tramp do të mund të kontribuojë në qetësimin e situatës në Ukrainë, kjo do të thoshte gjithçka. Edhe në Sërbi çdokush por do të thoja në mbarë Europën dhe në një pjesë të mirë të botës", tha presidenti.
Duke folur për sanksionet ndaj NIS, vlerësoi se me këtë nuk do të merrej Donald Tramp, por një nga bashkëpunëtorët e tij.
“Nuk munden që të gjitha sanksionet menjëherë të hiqen në këtë mënyrë, por që gjithësesi ata mund të ndryshojnë shumë në këtë. Ai sot ka bisedime me përfaqësuesit republikanë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Pra, ata kanë shumicën në të dyja dhomat, ai këtë mund t’a ndryshojë. Nuk është aq e thjeshtë sikurse duket, por mund të ndryshojë. Kështu që do të vendosim kontakt me ta dhe do të bisedojmë”, shtoi presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit shtoi se çmimet e naftës janë stabilizuar dhe kanë filluar të “bien” në tregun botëror në dy ditët e fundit, kështu që shpreson që në Sërbi çmimet e karburanteve të jenë të ulëta deri në fund të javës.
Ai tha se për qytetarët më e rëndësishmja është të dinë se do të ketë mjaftueshëm naftë, benzinë dhe të gjitha derivatet.
0 komentet