Gjuriq me Eskobarin për dialogun, vuri në dukje ngacmimet e përditshme të sërbëve në Kosovë
Burim: Twitter
Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq ka biseduar me të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar për dialogun në Bruksel dhe i përcëolli atij shqetësimin se sërbët në Kosovë përditë janë të ekspozuar ndaj ngacmimeve dhe diskriminimit nga Prishtina.
"Biseduam për procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe planet për forcimin e marrëdhënieve bilaterale të Sërbisë dhe SHBA në të gjitha fushat” ka shkruar Gjuriq në rrjetin social “X”.
Gjuriq shprehet se Eskobarit i ka thënë veçanërisht për ngacmimet e përditshme me të cilat ekspozohet komuniteti sërb në Kosovë.
"Diskriminuese, jodemokratike dhe shpesh presione të dhunshme ndaj sërbëve dhe tentativa për të krijuar përçarje mes Beogradit dhe partnerëve në BE dhe SHBA janë politikat e vetme të Albin Kurtit. Kam përcjellë bindjen se me të tillë politikë nuk ka të ardhme” ka theksuar Gjuriq.
Ambasadori i Sërbisë tha se Beogradi mbetet i vendosur për paqen, bashkëpunimin dhe politikën e së ardhmes.
0 komentet