Gjuriq: Mbetemi të bashkuar në luftën kundër çdo forme terrorizmi
Burim: Kosovo Online
Me rastin e 22-vjetorit të sulmit terrorist në Amerikë, ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, tha se konfirmojmë premtimin se do të jemi të bashkuar në luftën kundër çdo forme të terrorizmit dhe për të ruajtur paqen globale."
Në një postim në rrjetin social “X”, Gjuriq ka theksuar se kjo ngjarje tragjike ishte një nga sulmet më të rënda terroriste në botë në historinë moderne.
“Sot jemi mbledhur me miqtë tanë në SHBA dhe në mbarë botën, të cilët po vajtojnë humbjen tragjike të gati 3,000 jetëve të pafajshme në një nga sulmet më të këqija terroriste në botë në historinë moderne. Rikonfirmojmë premtimin tonë se do të jemi të bashkuar në luftën kundër çdo forme të terrorizmit dhe do të ruajmë paqen globale”, tha Gjuriq.
0 komentet