Gjuriq me Golobin: Shkelje flagrante e të drejtave njerëzore të sërbëve në Kosovë

Marko Đurić i Robert Golob
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq gjatë takimit të sotëm në Lublanë me kryeministrin e Sllovenisë Robert Golob paralajmëroi se aktet e njëanshme të Albin Kurtit sollën deri në shkelje flarante të drejtave humane të sërbëve në Kosovë.

Gjuriq njohu bashkëbiseduesin me situatën shqetësuese në terren dhe tha se aktet e njëanshme të Albin Kurtit sollën deri në shkelje flagrante të të drejtave humane të sërbëve në Kosovë, informon Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Gjithashtu, Gjuriq ka theksuar rëndësinë e prezencës ndërkombëtare në Kosovë dhe në këtë kuptim, nënvizoi se Sërbia çmon mjaft pjesmarrjen e kontigjentit slloven në misionin e KFOR.

Duke vlerësuar vizitën në Lublanë si mundësi të shkëlqyer që raportet sërbo-sllovene të japin shtysë të re, Gjuriq shprehu shpresën se në periudhën e mëpasshme do të shkohet deri në mbajtjen e seancave të përbashkëta të dy qeverive në të cilat do të shqyrtohen mundësi të reja për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok.

Shefi i diplomacisë sërbe shprehu mirënjohje për mbështetjen në të cilën Sllovenia ka ofruar Sërbisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në familjen europiane si qëllim strategjik i vendit.

Duke folur rreth forcimit ekonomik të Sërbisë e cila vetëm në dekadën e fundit dyfishoi GDP e vet dhe pakësoi papunësinë nga 26% në nivelin njëshifror, Gjuriq theksoi bashkëpunimin ekonomik si një prej pikave më domethënëse.

Duke patur parasysh se Beogradi do të jetë organizator i Panairit Special Ekspo 2027, shefi i diplomacisë sërbe vlerësoi se kjo do të ishte mundësi e mirë për kompanitë sllovene të marrin pjesë në realizimin e projekteve tona kapitale.