Gjuriq me Hristodhulun: Pozita e sërbëve në Kosovë u rëndua pas ndalimit të dinarit dhe mallrave sërbe nga ana e Prishtinës

Marko Đurić sa Nikosom Hristodulidisom
Burim: Kosovo online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot në Nikosia me presidentin e Qipros Nikos Hristodhulis e me këtë rast theksoi se pozita e popullit sërb në Kosovë është përkeqësuar edhe më, pas vendosjes së ndalimit të dinarit dhe mallrave sërbe nga ana e Prishtinës.

Ai shprehu mirënjohje për qëndrimin e palëkundur të Qipros për rastin e mosnjohjes së Kosovës.

"Shefi i diplomacisë sërbe shprehu mirënjohje për qëndrimin e palëkundur të Qipros rreth mosnjohjes të njëanshme të pavarësisë së shpallur të së ashtuquajturës Kosovë, duke informuar bashkëbiseduesin me këtë rast për gjendjen aktuale në krahinën jugore sërbe dhe pozitën e rënduar të tyre ku i’u është vështirësuar edhe më, pas ndalimeve të reja tendencioze si ajo e dinarit dhe e mallrave sërbe nga ana e Prishtinës", bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, Gjuriq ka theksuar mbështetjen principjale të Sërbisë në integritetin dhe sovranitetin territorial të Qipros.

"Qipro në Sërbi ka miq dhe aleat të besueshëm në këtë pjesë të Europës", bën të ditur Gjuriq.

Shefi i diplomacisë sërbe me presidentin e Qipros ka biseduar edhe rreth bashkëpunimit ekonomik, me vështrim të veçantë në zhvillimin e mëtejshëm të potencialeve turistike që pasqyrohen midis të tjerave dhe në pjesmarrjen tek Panairi i turizmit ashtu sikurse dhe në ekspozitën speciale ndërkombëtare EKSPO 2027 në të cilën Beogradi do të jetë mikpritës.  

Duke pasur parasysh, gjatë takimit të sotëm në Nikosia u dakordësua dhe koordinimi i aktiviteteve të institucioneve ndërkombëtare me qëllim promovimin e ndërsjelltë të potencialeve turistike të të dy vendeve.

Gjuriq i përcolli përshëndetjet e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq presidentit të Qipros duke shprehur dëshirën se së shpejti do të shkohet deri në vizitat zyrtare të nivelit të lartë.