Gjuriq me kolegun nga Somalia: I domosdoshme respektimi i Kartës së KB, pa krijuar precedentë të rrezikshëm
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me ministrin e punëve të jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Somalisë Abdisala Abdi Alije të cilin e falenderoi për mbështetjen e këtij shteti afrikan në integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë, njëkohësisht duke theksuar dhe qëndrimin e Sërbisë se ajo respeton totalisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Somalisë.
Të dy palët theksuan domosdoshmërinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të Kartës së KB pa krijimin e precedentëve të rrezikshëm, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Gjuriq e informoi veçanërisht bashkëbiseduesin rreth situatës në Kosovë, rëndësinë e saj të jashtëzakonshme për popullin sërb, jo vetëm në kuptimin territorial, por edhe në atë historik, shtetndërtues, fetar, ekonomik dhe politik, si dhe pasojat gjeopolitike në marrëdhëniet ndërkombëtare.
"Sërbia ndjek politikë të jashtme të pavarur, e cila bazohet dhe tek parimet e neutralitetit ushtarak çka nënkupton kultivimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin me të gjithë partnerët përkatës gjeopolitikë, ushtarakë dhe ekonomikë në botë", nënvizoi ministri Gjuriq dhe shtoi se nuk është e lehtë ndjekja e politikës së tillë në rrethanat aktuale në skenën ndërkombëtare, por është e e vetmja e drejtë dhe në interes të Sërbisë.
Në takim u morën në konsideratë dhe çështje të interesit dypalësh si dhe tema të gjeopolitikës aktuale.
Gjuriq tha se Sërbia është krenare për marrëdhëniet e mira e miqësore tradicionale disadekadashe me Somalinë dhe shtoi se është fort e vendosur për zhvillimin e mëtejshëm dhe thellimin e raporteve të përgjithshme me këtë vend afrikan-në fushat e ekonomisë, bujqësisë, ndërtimit, arsimit si dhe në forumet shumëpalëshe ndërkombëtare.










0 komentet