Gjuriq me kongresmenët e SHBA për përmirësimin e raporteve sërbo-amerikane dhe pozitën e sërbëve në Kosovë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar në Uashington me kongresmenët Uilliam Kiting dhe Brajan Mast me të cilët shqyrtoi mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit të Sërbisë dhe SHBA por dhe i njohu ata me situatën në Kosovë dhe pozitën e rëndë të popullit sërb. Gjuriq ka patur takim dhe me anëtarin e Komitetit Ushtarak të Dhomës së Përfaqësuesve dhe anëtarin e kokusit sërb në Kongresin e SHBA Pit Harigan.
Gjuriq dhe Kiting i cili është bashkëkryetar i Nënkomitetit për Europën të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, biseduan rreth perspektivave të marrëdhënieve sërbo-amerikane, dialogun politik, bashkëpunimin ekonomik, si dhe mundësitë e përmirësimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me interes reciprok. Në këtë kontekst, Gjuriq theksoi rëndësinë e dialogut strategjik të iniciuar nga Sërbia, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Gjuriq me kongresmenët bisedoi dhe për rëndësinë e diasporës sonë si një lloj ure mes dy popujve, e cila kontribuon në mirëkuptim më të mirë të ndërsjelltë.
Sikurse thuhet më tej, shefi i diplomacisë sërbe informoi kongresmenin Kiting dhe për situatën në Kosovë e Metohi, me theks të veçantë për pozitën jashtëzakonisht të rëndë të popullit sërb.
Tema e bisedës së sotme ishte dhe situata energjitike në Sërbi, pas hyrjes në fuqi të sanksioneve ndaj Industrisë së Naftës së Sërbisë.
Bashkëbiseduesit u dakordësuan për rëndësinë e takimeve dhe diskutimeve të tilla konstruktive që kontribuojnë në mirëkuptim të temave me interes të përbashkët, konkludohet nga deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në takimin me Mast, ministri Gjuriq theksoi se SHBA është një nga partnerët më të rëndësishëm të politikës së jashtme të Sërbisë dhe tha se Sërbia është e vendosur të forcojë më tej lidhjet e përgjithshme me SHBA në periudhën e ardhshme.
Në deklaratën e MPJ të Sërbisë, shtohet se Gjuriq gjatë bisedës, theksoi rëndësinë e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se thellimi i bashkëpunimit është në interes të përbashkët.
"Shefi i diplomacisë sërbe tha se, në këtë kuptim, i kushtojmë rëndësi të madhe takimeve me zyrtarët amerikanë, me qëllim shkëmbimin e opinioneve rreth temave prioritare dhe forcimin e besimit të ndërsjelltë", bën të ditur MPJ.
Gjuriq gjithashtu e shfrytëzoi takimin e sotëm për t'i përcjellë ftesë kongresmenit Mast që të vizitojë Beogradin, por ai gjithashtu e njohu atë me situatën në Kosovë dhe pozitën e rëndë të popullit sërb, i cili është vazhdimisht është i ekspozuar ndaj presioneve sistematike.
Gjithashtu, bashkëbiseduesit shkëmbyen opionine rreth sfidave aktuale gjeopolitike, si dhe bashkëpunimin në fushat e ekonomisë dhe energjisë, ndërsa ministri Gjuriq spegoi situatën komplekse në të cilën ndodhet Sërbia pas hyrjes në fuqi të sanksioneve ndaj NIS, përfundon deklarata.
Gjuriq dhe Harigan vlerësuan bashkarisht se marrëdhëniet mes dy vendeve, janë në rritje dhe se duhet shfrytëzuar ky moment pozitiv në drejtim të dialogut strategjik që Sërbia synon.
Ministri theksoi se Sërbia është e gatshme të vazhdojë përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në sferën politike e ekonomike, si dhe në fusha të tjera në të cilat egziston interes i ndërsjelltë, vëren MPJ.
"Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se bashkëpunimi ekonomik është një nga shtyllat e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe tha se Sërbia shikon mundësi të konsiderueshme për thellimin e mëtejshëm të partneritetit. Gjuriq ftoi kongresmenin Harigan të vizitojë Beogradin dhe Sërbinë dhe të njihet nga afër me trashëgiminë e saj të pasur kulturore e historike, për të cilën ai tregoi interes gjatë takimit të sotëm", thuhet në deklaratë.
0 komentet