Gjuriq me Li Ming: Mirënjohëse Kinës për pozitën parimore për çështjen e Kosovës

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot me ambasadorin e Kinës në Beograd, Li Ming dhe me këtë rast e falenderoi për pozitën parimore për çështjen e Kosovës.
Gjuriq e ka falenderuar për pozitën parimore të Kinës për çështjen e Kosovës, si dhe për mbështetjen e pacënuar për ruajtjen e integritetit tonë territorial dhe sovranitetit, duke thënë se mbështetje e tillë është e rëndësisë së barabartë si bilateralisht ashtu dhe nëpër organizmat ndërkombëtare.
Ambasadori Li Ming i dorrëzoi Gjuriqit urimet e shefit të diplomacisë së Kinës Vang Jia me rastin e rizgjedhjes në funksionin e ministrit të punëve të jashtme.
Gjuriq e falenderoi për dëshirat e bukura duke theksuar se gjatë mandatit të ardhshëm një prej prioritetet e tij do të jetë vijimi i ndërtimit të miqësisë kino-sërbe dhe thellimin e bashkëpunimit si në planin politik dhe atë ekonomik.
Duke konstatuar se bashkëpunimi i dy vendeve karakterizohet nga dialogu intensiv politik, Gjuriq tha se Sërbia është e vendosur të punojë në përmirësimin e partneritetit strategjik gjithpërfshirës dhe shtoi se miqësia e çeliktë e shteteve dhe popujve tanë veçanërisht kontribuojnë dhe tek marrëdhënia e jashtëzakonshme e presidentëve Aleksandar Vuçiq dhe Si Gjinping, bëhet e ditur në njoftimin e MPJ.
Shefi i diplomacisë sërbe konstatoi se kompanitë kineze i japin kontribut të madh zhvillimi Sërbisë e veçanërisht shprehu kënaqësinë se si pasojë e këtij bashkëpunimi ekonomik, realizohet në fushat e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjitike si dhe në fushën e investimeve.
0 komentet