Gjuriq me Ramdinin: Në OSHA operojnë një sërë vendesh që kanë mirëkuptim për pozitën e Sërbisë

Đurić u Njujorku sa generalnim sekretarom OAD: Jačanje saradnje Srbije sa Latinskom Amerikom i Karibima
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Sërbisë, Marko Gjuriq, në pauzat e sesionit të 80 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, u takua me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Amerikane, Albert Ramdin, dhe në bisedë tha se është e vlefshme që një sërë vendesh mike me të cilat Sërbia ndan vlera të përbashkëta në kuadër të OSHA veçanërisht ato që kanë mirëkuptim për pozitën e Sërbisë kur është fjala për ruajtjen e interesave jetike kombëtare.

Gjuriq tha se Sërbia i kushton vëmendje të madhe aktiviteteve të Organizatës së Shteteve Amerikane, ku ka qenë me statusin e vëzhguesit qysh prej vitit 2002 duke theksuar se Sërbia përpiqet të forcojë bashkëpunimin me shtetet anëtare të këtij forumi.

Vuri në dukje se për Sërbinë është e rëndësisë së veçantë intensifikimi i raporteve me shtetet nga rajonet e Amerikës Latine dhe Karaibeve.

Ministri tha se është e vlefshme që në kuadër të OSHA operojnë një sërë vendesh mike me të cilat Sërbia ndan vlera të përbashkëta, veçanërisht me shtetet që kanë mirëkuptim për pozitën e Sërbisë kur është fjala për ruajtjen e interesave jetike kombëtare.

Me rastin e takimit të sotëm, Gjuriq tha se do të ishte nder i jashtëzakonshëm për Sërbinë të ftonte sekretarin e përgjithshëm Ramdin gjatë Ekspozitës së Specializuar Expo 2027, si dhe se do të ishte me rëndësi të madhe që sa më shumë vende anëtare të OSHA të merrnin pjesë në këtë manifestim.