Asambleja e Përgjithshme e KB miraton rezolutën për anëtarësinë e Palestinës, pa preçedencë për Kosovën

Generalna skupština UN
Burim: UN

Asambleja e Përgjithshme e KB miratoi sot rezolutën në të cilën i rekomandon Këshillit të Sigurimit që sërish të shqyrtojë "pozitivisht" çështjen e anëtarësisë së Palestinës në këtë organizatë, pa mundësinë e preçedentit për Kosovën.

Këshilli i Sigurimit të KB rekomandon dhe të ndryshojnë modalitetet për pjesmarrjen e Palestinës në seancat e organizmave botërore.

Pro rezolutës votuan 143 vende anëtare të KB, kundër ishin 9, ndërsa abstenuan përfaqësues të 25 shteteve.

Me miratimin e kësaj rezolute, Asambleja e Përgjithshme synon të përmirësojë të drejtat e Palestinës në kuadër të organizatës botërore-por pa të drejtë vote dhe paraqitje të kandidaturës në organet e Kombeve të Bashkuara sikurse janë Këshilli i Sigurimit apo Këshilli Ekonomiko-Social (ECOSOC).

Në rezolutë të cilën e ka paraqitur Emiratet e Bashkuara Arabe, theksohej se vendimi për anëtarësimin e Palestinës duhet të merret në "bazë të jashtëzakonshme", pra pa vendosjen e precedentit për rastet e ardhshme sikurse për Kosovën apo Tajvanin.

Këtë pjesë të tekstit e vuri në dukje vëzhgimet e Rusisë dhe Kinës.