Gjuriq me Sibihan për bashkëpunimin dhe aspiratat e përbashkëta drejt integrimit europian

Marko Đurić i Andrij Sibiha
Burim: "X"/Marko Đurić

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar në telefon me ministrin e punëve të jashtme të Ukrainës Andrij Sibiha rreth marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin dhe aspiratat e përbashkëta drejt integrimit europian.

Gjuriq përmes platformës “X“ ka thënë se ka patur kënaqësinë që bisedoi në telefon me Sibihan ku në emër të Sërbisë falenderoi Ukrainën për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetin territorial.

“Kisha kënaqësinë që fola në telefon me kolegun Andrij Sibiha për të biseduar rreth marrëdhënieve tona dypalëshe, bashkëpunimin dhe aspiratat e përbashkëta drejt integrimit europian. Shfrytëzova rastin që t’i shpreh mirënjohjen e Sërbisë për Ukrainën për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit” ka theksuar Gjuriq.