Gjuriq me Sijarton: Nuk e harrojmë mbështetjen e Hungarisë për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KE

Marko Đurić i Peter Sijarto
Burim: Kosovo Online

Shefi i diplomacisë sërbe Marko Gjuriq është takuar me kolegun hungarez Peter Sijarto në Budapest e me këtë rast ka thënë se Sërbia nuk e harron mbështetjen e Hungarisë kur është fjala për tentativën e Prishtinës pavarësisht standartit në të cilën BE ka arritur të përshkruajë për anëtarësimin në KE dhe theksoi se për të është kënaqësi që mandatin e vet si ministër i punëve të jashtme të Sërbisë t’a nisë me vizitë në “Hungarinë mike e vëllazërore".

"Kur është fjala për Kosovën e Metohinë, miku juaj dhe partner Sërbia dëshiron raporte normale e stabile dhe gjetjen e zgjidhjeve të bazuara në kompromis, por në këtë moment në vend të bashkëbiseduesit ku do të na ndihmonte të zgjidhim problemet multietnike, ne fatkeqësisht në Prishtinë kemi bashkëbisedues ku ditë pas dite nuk respekton marrëveshjet, shkakton tensione të reja dhe shfrytëzon mundësinë, tenton të arrijë masa të njëanshme për të përmbushur synimet e veta", ka thënë Gjuriq.

Ai ka theksuar se Sërbia do të jetë partner i besueshëm i Hungarisë por dhe vendeve të tjera në rajon në ruajtjen e stabilitetit në territorin e Kosovës.

"Ne çmojmë jashtëzakonisht dhe nuk e harrojmë mbështetjen e Hungarisë kur është fjala për tentativën e Prishtinës për të arritur anëtarësimin në KE përtej standardeve të përcaktuara nga BE. Mendojmë se kjo është dëshmi e politikës së përgjegjshme që udhëheq qeveria hungareze, e cila ka për qëllim të inkurajojë gjetjen e zgjidhjeve racionale dhe kompromise”, tha kreu i diplomacisë sërbe.

Duke folur rreth rezolutës për Srebrenicën, Gjuriq vlerësoi se “hapja e plagëve të vjetra nga qarqet politike të papërgjegjshme në rajon shkaktoi tensione dhe pakënaqësi të shumta”.

“Ajo politikë e papërgjegjshme nuk ka marrë parasysh nevojat e së ardhmes së popullit tonë, por ka marrë parasysh interesat e ngushta politike të atyre që përpiqen të manipulojnë viktimat”, theksoi ministri dhe falenderoi Hungarinë çka mbështet stabilitetitin në rajon "duke votuar kundër rezolutës së tillë".

Ai theksoi se egziston presion jo vetëm ndaj Sërbisë, por edhe ndaj vendeve mbarë botës që të mbajnë politikë joparimore për këtë çështje dhe tha se Sërbia do të vazhdojë të luftojë fuqishëm për të vërtetën, por edhe kundër urrejtjes që, siç thotë ai, disa qarqe politike tentojnë të ndezin duke abuzuar me viktimat e Srebrenicës dhe tentuar që paradigmën politike të të gjithë rajonit, në vend që t’a orjentojnë nga e ardhmja, e orjentojnë nga e shkuara.

"Politika e Sërbisë është në vlerësimin e të gjitha viktimave pa bërë hierarki mes tyre. Për ne nuk egzistojnë viktima të tejvlerësuara apo të pak vlerësuara. Njësoj vlejnë për ne si viktimat sërbe, si kroate dhe boshnjake, pasi ata janë fqinjët tanë dhe shumë shpesh dhe qytetarët tanë. Por nuk do të lejojmë që popullin tonë t’i ngjitet etiketa e një populli genocidist”, theksoi ministri.

Kujtoi se ekipi sërb me presidentin Vuçiq udhëton në fund të javës drejt Nju Jorkut.

"Ne do t'i kalojmë 96 orët e fundit duke biseduar me miqtë tanë në mbarë botën. Njëkohësisht duke luftuar për këtë rezolutë, ne po afirmojmë edhe një herë pozicionin e Sërbisë si vend i lirë dhe i pavarur në të gjitha kontinentet. Dhe dëshiroj të falenderoj edhe një herë zotin Sijarto dhe Hungarinë për mbështetjen e sinqertë ndaj Sërbisë në këtë çështje që kurrë nuk do t’a harrojmë, por jo vetëm kaq, por kjo është mbështetje për stabilitetin e përgjithshëm në rajon dhe shpresoj që të tjerët të kenë më shumë përgjegjësi në qasjen e tyre ndaj kësaj temë”, tha Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se egzistojnë qarqe politike në vendet që janë bashkësponsorizuese të rezolutës, të cilat, sikurse spegoi, përhapin gënjeshtra në bashkësinë ndërkombëtare se Sërbia do të abstenojë.

“Sërbia me të dy duart do të votojë kundër rezolutës kontestuese rreth Srebrenicës, ndërsa presidenti Vuçiq do të dalë personalisht para Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe me kokën lart do të deklarojë pozicionin e Sërbisë si vend i lirë që dëshiron paqe dhe bashkëpunim, por që kujton dhe respekton sërbët dhe të gjitha viktimat e tjera”, theksoi ministri.

Ai shtoi se Sërbia është sinqerisht e lumtur që Hungaria do të marrë presidencën e Këshillit të BE pasi Sërbia dhe rajoni "do të kenë mik të besueshëm në krye të BE" dhe se Unioni do të "udhëhiqet nga strukturat që në mënyrë të përgjegjshme i shikon ato çka janë në interesin europian dhe jo ndonjë gjë tjetër”.

Kur është fjala rreth marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, ministri tha se niveli i të drejtave që gëzojnë sërbët në Hungari, mund të jetë model për të drejtat e pakicave në territorin e gjithë BE, duke vlerësuar se sërbët në Hungari ndihen “si në shtëpinë e tyre”.

Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarit, Gjuriq tha se Sërbia është "thellësisht e shokuar dhe e tronditur" si pasojë e atentatit ndaj Robert Ficos ku sikurse theksoi "është mik i vërtetë dhe i dëshmuar i Sërbisë, por dhe lider politik me karakter ku si pasojë e besimit të vet u gjend në sulme mediatike e politike të shumta gjatë muajve të fundit përpara atentatit politik të përgatitur në terren për forma të ndryshme të dhunës ndaj tij”.

"Përsa i përket qëndrimit sërb dhe përgjigjes ndaj presioneve të ndryshme, mund të them vetëm se ne, politikën tonë nuk do t’a ndryshojmë. Pra as nën të tilla presione, as nga ato të natyrës së sigurisë-dhe e shikoni fatkeqësisht vetëm në 24 orët e fundit kemi parë kërcënime të drejtuara ndaj presidentit Vuçiq dhe ndoshta të frymëzuara nga ai akt monstruoz dhe është e qartë se kjo lloj sjellje frymëzon ekstremistët politikë dhe të çmendurit që të mendojnë se si mund të dëmtojnë njerëzit që mendojnë ndryshe. Diçka e tillë në Sërbi nuk mundet dhe nuk do t’ia dalë” tha ministri.