Vuçiq: Shanset për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës janë të mëdha, do japim gjithçka nga vetja që këtë t’a ndalim

Predsednik Srbije Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot se shanset që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës janë mjaft domethënëse dhe të mëdha, ndërsa Sërbia do të japë gjithçka nga vetja që këtë t’a ndalë.

Vuçiq duke i’u drejtuar opinionit publik, ka vënë në dukje betejat e ardhshme politiko-diplomatike në lidhje me Kosovën, duke kujtuar atë të 16 majit ku pritet votimi në Komitetin e ministrave të Këshillit të Europës për çështjen e anëtarësimit të Prishtinës në këtë organizëm.

Tha se me atë në të cilën Sërbia është përballur nuk mundet t’a vëzhgojë të izoluar dhe se egzistojnë tre pika.

Vuçiq vuri në dukje detyrimin e ri që i është vendosur Sërbisë në rrugën europiane në lidhje me Kapitullin 35, duke shtuar se kapitulli i ndryshuar është mjaft i pafavorshëm.

Nën dy, përmendi pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke theksuar se po ndërmerret një fushatë gjithëpërfshirëse me të pavërteta dhe interpretimit fleksibël të detyrimeve të Prishtinës dhe njëkohësisht duke zbatuar teori të ndryshme rreth fajit të udhëheqësisë sërbe se përse Kosova nuk do të bëhet anëtare e Këshillit të Europës.

“Shanset që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës janë të mëdha, po japim gjithçka nga vetja që këtë t’a ndalim sepse respektojmë rregullat europiane, gjithçka që me Europën dhe amerikanët jemi dakordësuar. Sekuenca e parë ishte formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, pastaj pas vizitave të çuditshme në Athinë erdhën deri tek ndryshimet të atyre marrëveshjeve dhe kushteve. Nuk përmendin më parandalimin e shpronësimit të pronave sërbe dhe ngritjen ilegale të bazave policore në veri, askush nuk e përmend më BKS”, spegoi ai.

Theksoi se është interesant që Iniciativa Europiane për Stabilitet që udhëhiqet prej Gerald Knaus shërben për të krijuar perde tymi rreth së vërtetës se çfarë po ndodh dhe përse Prishtina nuk mund të formojë BKS.

"Ai thotë 'sepse komunat sërbe nuk egzistojnë'. Ato egzistojnë edhe sot. Ka nga ato edhe jug të Ibrit sepse sërb nuk ka vetëm në veri. Këtë e thonë njerëzit që pranuan rezultatin zgjedhor me pjesëmarrje prej 3% dhe ky ishte kulmi i demokracisë. Pasi kur keni 3% pjesëmarrje, ky është kulmi i demokracisë. E pastaj të thonë se ne jemi ata që nuk i japim Kosovës formimin e BKS dhe për këtë duhet që Kosova të shpërblehet ndërsa sërbët të ndëshkohen”, tha Vuçiq.

Motivi i vërtetë për anëtarësi të Kosovës në Këshillin e Europës janë padi të reja ndaj sërbëve dhe Sërbisë

Vuçiq vërejti dhe se askush nuk dëshiron të përmendë faktin se prej 10 muajsh nuk ka tregti të mallrave nga Sërbia qendrore me Kosovën.

"Të gjithë heshtin rreth kësaj, ndërsa kjo është shkelje e të gjitha parimeve dhe lirisë që parashikon marrëveshja e Cefta dhe procesi i Berlinit. Askujt nuk i intereson kjo", tha Vuçiq.

Për këtë theksoi se në 1 maj duhet të vijojë dialogu për zgjidhjen e heqjes së dinarit në mënyrë që sërbët në Kosovë të mund të jetojnë, të marrin pagesat dhe pensionet, por Besnik Bislimi, thotë se “askush nuk e ka thirrur në Bruksel”, biseda do të organizohet më vonë rreth 13 majit vetëm që Prishtina të ketë kohë për hile.

Ndonëse Parlamenti Europian miratoi vendimin që mundëson liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave që janë dhënë nga Drejtoria Koordinuese e Sërbisë, Vuçiq sqaroi se ky vendim nuk është efektiv pasi duhet të ushtrohen redaktime ligjore çka do të thotë se duhet pritet konstituimi i seancës së re të PE në mënyrë që sikurse thotë "t’u mirëseardhet sërbëve dhënia e liberalizimit të vizave", ku tashmë i’u është dhënë shqiptarëve të Kosovës.

Theksoi se vlerësimet që dëgjoi dhe prej raportueses Dora Bakojani, ndonëse sikur thotë pas saj qëndrojnë lojtarë shumë të mëdhenj-që për sërbët në Kosovë më mirë që Prishtina të bëhet pjesë e Këshillit të Europës, nuk janë të sakta, por krijojnë motiv duke parë deklaratën e presidentes kosovare Vjosa Osmani.

Këtë të fundit e ka cituar Vuçiq ku ka thënë se "pas hyrjes në Këshillin e Europës familjet do të kenë qasje në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut të mund të padisin Sërbinë për shkelje të së drejtës për jetë të njerëzve të tyre të dashur, të drejtën për dinjitet dhe të drejta të tjera dhe ndaj kjo është imperative që procesi të jetë i suksesshëm pasi kjo është në favor të të gjithëve e veçanërisht familjet që drejtësia u është mohuar prej 25 vitesh”.

"Asnjë motiv nuk ka për të mbrojtur pakicat, sërbët. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës ka kuptim vetëm nëse ngrihen aktakuza të reja kundër sërbëve dhe Sërbisë”, theksoi presidenti Vuçiq.

Ndaj, tha ai, Sërbia lufton që anëtarësimi mos të ndodhë ndonëse do të jetë e vështirë të luftohet.

"A do t'ia dalim-vështirë, por lufta nuk është e lehtë as për ta. Kosovës i nevojiten vota të 31 vendeve anëtare, ndërsa ne besojmë se do të ketë mes 29 deri në 33. Gjërat janë në prag. Ne po luftojmë. Fuqitë e mëdha luftojnë kundër nesh, por do të vazhdojmë të luftojmë”, tha Vuçiq dhe shtoi se edhe sot ka pasur biseda të shumta rreth kësaj çështjeje, çka do vijojë t'i bëjë.

I pyetur për optimizmin e disave se vendimi rreth kërkesës së Kosovës për pranim për anëtarësi në KE mund të shtyhet, ai tha se nuk është dikush që jep premtime joreale.

"Suzana Grubjeshiq ka qasje optimiste. Unë s‘kam, kam më shumë frikë, kam pak më shumë informacion. Nuk dua t'u premtoj njerëzve se do bëjmë diçka. Të gjitha opsionet vijojnë të jenë të hapura, por shanset më të mëdha janë se do t’a miratojnë. Sigurisht se do të luftojmë. Ajo çka nuk jam optimist, nuk do të thotë se nuk do të “bie në terren”. Situata është shumë e rëndë, do të jetë ende më komplekse” spegoi ai.

Pra thelbi është se Sërbisë nuk i kanë dhënë shans.

"Ne para Parlamentit të Sërbisë erdhëm për të pranuar anëtarësimin e tyre pa llogaritur KB dhe institucionet e organizmave botërore, por nëse zbatojnë BKS. Ata nuk na dhanë shans. Sepse dinë që Prishtina nuk do të formojë BKS sepse përgjatë gjithë kohës kanë luajtur duke kërkuar arsye që të sillen kaq papërgjegjshmërisht dhe të shkatërrojnë jetën e njerëzve”, theksoi ai.

Në lidhje me dinarët tha se po e vënë në situatë të vështirë drejtorin e Zyrës për K&M Petar Petkoviq dhe anëtarët e tjerë të delegacionit sërb, me pretendimin se palët nuk kanë treguar dëshirë të mjaftueshme për kompromis.

“Përgjatë gjithë kohës ushtrojnë akte më të këqija ndaj popullit tonë e pastaj e shikojnë që kjo vërtetohet” tha ai.

Rezoluta për Srebrenicën shkelje flagrante e Marrëveshjes së Dejtonit, do të jetë i pari që do të miratohet me paravotim

Vuçiq bëri të ditur se çështja e rezolutës së Srebrenicës nuk egziston në vetë B&H duke shtuar se partnerët amerikanë e dinë mirë se kjo rezolutë shkel brutalisht Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën e B&H, ku është pjesë përbërëse e kësaj marrëveshjeje paqeje. Kujtoi se vendimet e Presidencës së B&H merren me konsensus dhe se ky draft do të ishte i nevojshëm të aprovohej me konsensus çka në këtë rast Republika Sërbe kishte të drejtën për të mbrojtur interesat e veta jetësore.

"Në Asamblenë Parlamentare të Kombeve të Bashkuara për herë të parë në historinë e vet duhet të vendosë rreth një akti për të cilën nuk egziston pëlqimi brenda popujve konstitues të këtyre vendeve", ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se dikush në Sërbi "nuk ja ka haberin fare rezolutës", duke shtuar se Beogradi këtë e mësoi më 26 mars nga partnerët gjermanë ku qartësisht thanë se me këtë dokument po punojnë prej tetë muajsh por që Sërbia për këtë nuk është njoftuar prej plot shtatë muajsh.

"Ndoshta është dashur që me ne rreth kësaj të merrej vesh", ka thënë presidenti i Sërbisë.

Kur lihen mënjanë të gjitha mangësitë për çështjen e transparencës, lind pyetja dhe kjo më së pari për SHBA-përse lejohet shkelja brutale e Marrëveshjes së Dejtonit.

Tha dhe se Sërbia kurrë nuk e ka fshehur të dënojë krimin në Srberenicë dhe ndaj boshnjakëve me të cilët përpiqet të mbajë raporte të mundshme të mira sesi të ruajë paqen dhe bashkëjetesën.

"Aty kishte mirëkuptim. Sërbët duhet të ulin kokën dhe t'i godasin në kokë. Unë mora vendimin të shkoj në Nju Jork, organizova takime të shumta, fola me përfaqësues të 111 vendeve dhe do të vazhdoj t’a bëj, sepse jam i vetëdijshëm se çfarë qëllimi kanë aplikuesit e rezolutës, gjermanët por edhe Sarajeva zyrtare”, shtoi Vuçiq.

Ky i fundit konstatoi dhe se kur dikush kundërshton-nis "fushata e fyerjeve më të këqija" përmes mediave, analistëve dhe politikanëve. Personalisht, shtoi ai, nuk e ka problem të jetë i ekspozuar ndaj linçimit pasi po lufton për popullin e vet, sepse prej fillimit dinte se çfarë fshihej pas gjithçkaje:

“Ata kërkojnë konseguenca ligjore dhe politike”.

Theksoi dhe se rezoluta për Srebrenicën do të miratohet me paravotim dhe se nuk do të ketë vendim unanim, duke shtuar se disa "me hall nën presion të madh do votojnë pro rezolutës, ndërsa disa duan të mbulojnë heshtjen e tyre rreth Gazës".

Pyetjes në lidhje me deklaratën e presidentit të Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik, ai tha se ka folur me të pas kthimit nga Nju Jorku.

"Ai atëherë kërkoi prej meje të shtyja Kuvendin Pashkor në mënyrë që të mund të analizonim bashkarisht situatën pas votimit rreth rezolutës për genocidin në KB dhe të merrnim vendime të përbashkëta. Përsa i përket RS, qëndrimi i Sërbisë është i njohur-Sërbia njeh B&H si shtet i njohur ndërkombëtarisht, njeh integritetin e saj territorial, por edhe integritetin territorial të RS brenda B&H, si dhe kërkoi respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit," theksoi ai.

Vuçiq përsëriti pyetjen drejtuar SHBA se përse mbështet shuarjen e Marrëveshjes së Dejtonit.

Konakoviq ishte i qartë: Qëllimi i rezolutës së Srebrenicës-kompensim financiar dhe rishikim i vendimeve të Hagës.

Vuçiq vuri në dukje se se nuk ishin deklarata të sinqerta të Sarajevos se përmes rezolutës së Srebrenicës kërkohet vetëm drejtësi për viktimat, pasi Sërbia respektin ndaj viktimave e ka shfaqur vazhdimisht.

Raportoi dhe se shumë vende e kanë njoftuar B&H se nuk do të votojnë pro rezolutës, pasi nuk mund të shkojnë përtej argumenteve që u ka paraqitur.

"Kjo çoi në derdhje të zemërimit histerik të funksionerëve në Sarajevë, mes tyre dhe ministrit Elmedin Konakoviq, i cili njoftoi se B&H do të kërkojë dëmshpërblim financiar dhe rishikim të vendimeve" tha Vuçiq duke cituar deklaratën e Konakoviq se "B&H do të investojë të gjitha përpjekjet që të vërtetën rreth Srebrenicës t’a promovojë në çdo vend" dhe se "Sërbi e tillë meriton përbuzje, e jo dorë bashkëpunimi".

“Konakoviq tha se ‘pavarësisht epilogut të votimit rreth rezolutës që nuk bën supozim, pasi Vuçiq gënjen opinionin botëror, për dëmshpërblimet e luftës, por duke qenë se ai është i tillë, ne në të gjitha mënyrat do të vijojmë të kërkojmë kompensim për dëmet e luftës, sikurse dhe rishikim të vendimeve ndaj Sërbisë. Me të vërtetë ky Vuçiq dhe e tillë Sërbi nga ne nuk meriton pikë respekti’. A duhet të shtoj diçka?”, pyeti presidenti i Sërbisë.

E gjithë kjo, thotë ai, tregon qartë se qëllimi i Sarajevës është padi për dëmshpërblime të luftës dhe rishikim i ri i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.

Ai falenderoi të gjithë ata që morën pjesë në luftën e madhe në Kombet e Bashkuara.

“Dimë se do të humbasim në finale, por dimë dhe se kemi mbrojtur reputacionin e Sërbisë, pasi më shumë se 100 vende kanë shprehur respektin e tyre për Sërbinë, sepse e dinë se çfarë po luhet dhe e kuptojnë përsosmërisht këtë, por çështja është nëse munden të veprojnë lirshëm nën presion. Ka nga ata, çka do të shihen në votim, por jo aq sa do të donim të kishte”, shtoi Vuçiq.

E gjithë kjo, shtoi ai, flet për veprim të sinkronizuar me dëshirën e disa fuqive më të forta që Sërbisë t’i japin goditjen finale e cila megjithatë nuk e priste që Sërbia t’a kundërshtonte.

Presim të dy vendimet-rreth rezolutës për Srebrenicën dhe rreth anëtarësisë së Kosovës në Këshillin e Europës në të njëjtën javë.

Vuçiq tha se pret që të dyja vendimet-rreth rezolutës për Srebrenicën dhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, të miratohen në të njëjtën javë, mes 11 dhe 17 majit. Seanca e Këshillit të Sigurimit të KB për B&H duhet të mbahet më 9 maj.

“Faleminderit Ana Bërnabiqit, Ivica Daçiqit, Vuk Jeremiqit, Marko Gjuriqit, diplomatëve të rinj që luftuan në KB dhe patën guximin të kundërshtonin të gjithë”, tha Vuçiq.

Përsëriti se miratimi i rezolutës do të çelë pafundësisht "kutinë e Pandorës" dhe precedencë.

"Kemi vendime nga periudha e pas Luftës së Dytë Botërore rreth genocidit në Jasenovac dhe në vendet e tjera të egzekutimit, e kështu që do t'i fillojmë. E kështu dhe rusët dhe të tjerët do të bëjnë këtë. Do të jetë interesante", shtoi Vuçiq.

Ky i fundit tha dhe se Sërbia nuk do të ngutet me vendime, por për një muaj pas mbarimit të këtyre procedurave, do kandidojë të jetë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të KB.

"Dhe do të fitojmë ndaj dy kandidatëve të NATO, Lituaninë dhe Malin e Zi. Përse mos t’a bëjmë? Këta janë njerëz që jo vetëm duan që Kosova të pranohet në Këshillin e Europës, por edhe që sërbët të etiketohen si popull genocidist", tha Vuçiq dhe përsëriti se në 15 ditët vijuese e presin beteja të vështira, por Sërbia do të luftojë si Davidi kundër Goliatit, pa hobe, por me qëndrime të guximshme dhe të palëkundura.

Si Gjingping më 7 dhe 8 maj në Sërbi

Vuçiq njoftoi se më 7 dhe 8 maj presidenti kinez Si Gjinping do jetë për vizitë zyrtare në Sërbi.

Spegoi se Sërbia do të jetë një prej tre destinacioneve që presidenti kinez do të vizitojë Europën, ku do të qëndrojë në Paris, Beograd dhe Budapest.

Theksoi se do të jetë i nderuar që do të presë presidentin e Kinës dhe me të të hapë tema të reja.

"Nga ana jonë do të iniciojmë projekte të teknologjisë së zhvillimit të shpejtë në sferat në të cilat nuk kemi dijeni të mjaftueshme sikurse janë robotikët apo autoveturat fluturuese", ka thënë ai.

Vuçiq tha se në Serbi mbërritën dhe trenat e shpejtë nga Kina, të cilët do të prezantohen në ditët vijuese ndërsa së shpejti do të përfundojë edhe hekurudha e shpejtë nga Beogradi në Suboticë.

Pyetjes për të komentuar artikullin e “Bosnjës së Lirë” se ai dëshiron të braktisë rrugën europiane të Sërbisë dhe të kthehet tek BRICS, Vuçiq theksoi se askush nuk duhet të merret me atë se “çfarë Vuçiq ëndërron dhe fantazon”.

“Unë BRICS e respektoj jashtëzakonisht, por Sërbia ndodhet në rrugën europiane dhe do të ngelet në rrugën europiane, pavarësisht të gjitha tentativave të disave që thonë se po zotohet që Sërbia të qëndrojë në rrugën europiane. Ne do të qëndrojmë në rrugën europiane”, tha Vuçiq.

Ky i fundit konstatoi se të gjithë i nervozon që Sërbia mbetet në rrugën europiane ndonëse siç vlerëson ai, nuk do të hyjë në BE për një, dy apo tre vjet.

“Do të jemi kokëfortë në rrugën europiane”, theksoi ai.

Shtoi se në afatin dy ditor do të formohet qeveria e re, e cila do të përbëhet nga rreth 35% njerëz të rinj, gjë që tregon se Sërbia duhet të udhëhiqet nga njerëz që mbrojnë interesat kombëtare dhe ruajnë partneritetet tradicionale.

Rezultatet e shkëlqyera ekonomike të Sërbisë

Gjithashtu përcolli rezultate të shkëlqyera ekonomike, duke u shprehur se sipas vlerësimit blic, në tre mujorin e parë rritja ekonomike ishte 4.6%, ndërsa do të ishte 5.1% nëse nuk do të kishte pasur remont të madh tek NIS.

Kjo është, konstatoi ai, rritje shumë e lartë ekonomike sesa vetë rritja europiane, apo dhe nga rritja mesatare botërore.

Vuçiq tha dhe se viti u mbyll me deficit prej 2.2% ndërsa mesatarja europiane ishte 3.6%.

"Kjo tregon se kemi financa publike jashtëzakonisht të qëndrueshme. Gjendja momentale e borxhit publik të Sërbisë është 47.6%. Gjendja e financave publike është e jashtëzakonshme, në gjendje shumë të mirë, këto nuk janë gjëra për të cilat njerëzit duhet të shqetësohen, rreth stabilitetit të kursit të moneshës mos të flas”, spegoi ai.