Gjuriq me Sorensenin: Beogradi është i përkushtuar për dialogun me Prishtinën, BKS ngelet prioritet
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq sot në bisedë me përfaqësuesin special të Unionit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen, tha se Beogradi është i përkushtuar tek dialogu dhe se shpreson që së shpejti të krijohen kushtet për vijimin e tij duke theksuar se Bashkësia e Komunave Sërbe mbetet prioritet.
Gjuriq në Bruksel me Sorensenin bisedoi për mundësitë në Kosovë dhe situatën në rajon.
Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se Beogradi është qartësisht i përkushtuar tek dialogu me Prishtinën, si dhe shpreson që së shpejti të krijohen kushte për vijimin e tij në nivel të lartë pavarësisht destabilitetit shumëvjeçar politik në Prishtinë, informon Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Gjuriq vuri në dukje se në vijimin e dialogut, fokusi, para së gjithash, duhet të jetë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura derimë tani, duke kujtuar se Bashkësia e Komunave Sërbe ende nuk është formuar për shkak të pengesave të Prishtines dhe shmangies së përmbushjes së këtij detyrimi të përcaktuar nga Marrëveshja e Brukselit.
Nënvizoi se qëndrimi pamëdyshje i Sërbisë është që Bashkësia e Komunave Sërbe mbetet prioritet për krijimin e kapaciteteve institucionalë të popullit sërb dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre kolektive në Kosovë.
Ministri përsëriti se Beogradi mbetet partner konstruktiv në dialog, shtohet në deklaratë.
0 komentet