Gjuriq me Titol: Jam i sigurt se 2026 do të jetë vit i përparimit të fortë në marrëdhëniet mes Sërbisë dhe SHBA

Đurić sa Titolom
Burim: Twitter/Marko Đurić

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Aleksandër Titol e me këtë rast theksoi se 2026 do të jetë vit i përparimit të fortë në marrëdhëniet e Sërbisë me SHBA.

Gjuriq ka thënë se me Titol ka biseduar rreth çështjeve prioritare të axhendës bilaterale.

“Pavarësisht kohëve turbulente dhe sfidave që prekin çdo cep të botës, më vjen mirë që bashkëpunimi mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po rritet vazhdimisht, në pjesën më të madhe falë perspektivës së re të marrëdhënieve tona që ndajnë presidentët Donald Tramp dhe Aleksandar Vuçiq. Jam i sigurt se 2026 do të jetë vit i përparimit të fortë në marrëdhëniet mes Sërbisë dhe SHBA” ka shkruar Gjuriq në rrjetin social “X“.