Gjuriq me Zijade: Prishtina refuzon haptazi thirrjet ndërkombëtare për de-eskalim të krizës në veri të Kosovës
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me përfaqësuesen speciale të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefen e Unmik, Karolin Zijade rreth situatës në Kosovë dhe seancës së ardhshme të radhës së Këshillit të Sigurimit në KB rreth punës së Unmik ku do të mbahet më 30 tetor.
Gjuriq ka thënë se Sërbia, Unmik-un e shikon si faktor kyç për veprimtarinë e prezencës ndërkombëtare në Kosovë dhe për të mbështetur angazhimin e tij të vazhdueshëm në kapacitet të pandryshuar dhe të pazvogëluar.
Shefi i diplomacisë sërbe theksoi rëndësinë e reagimit në kohë, adekuat dhe të dukshëm të KB ndaj incidenteve të shumta, provokimeve dhe akteve të njëanshme të Prishtinës që shkelin Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe kërcënojnë të drejtat dhe sigurinë e sërbëve dhe popullsive të tjera joshqiptare.
Prishtina, tha ministri, haptazi refuzon thirrjet ndërkombëtare për de-eskalimin e krizës në veri të Kosovës dhe Metohisë nga ku sërbët prej qershorit të vitit 2023, janë shpërngulur masivisht. Gjuriq konstatoi se seanca e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të KB, do të jetë mundësi për të vënë në dukje peshën e situatës aktuale në Kosovë dhe kërcënimin ndaj të drejtave të sërbëve.
0 komentet