Gjuriq në Jerevan: Përse integriteti territorial i Sërbisë do të ishte më pak i rëndësishëm sesa i ndonjë vendi tjetër europian?
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë në panelin për integrimin europian në Forumin “Dialogu i Jerevanit 2026” në Armeni se nuk shikon përse integriteti territorial i Sërbisë do të ishte më pak i rëndësishëm nga integriteti territorial i ndonjë vendi tjetër europian.
Gjuriq ka theksuar se integriteti territorial i Sërbisë u rrezikua me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
"Dëshirojmë të mbrojmë interesat tona. Integriteti territorial i Sërbisë është rrezikuar nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, ne këtë e konsiderojmë akt illegal të vitit 2008. Si Ukraina dhe Federata Ruse mbështesin qëndrimin sërb kur është fjala për statusin e Kosovës, si dhe pesë vende të tjera anëtare të BE. Nuk shikoj përse integriteti territorial i Sërbisë duhet të jetë më pak i rëndësishëm se integriteti territorial i çdo vendi tjetër europian. Sinqerisht, kjo nuk është diçka që qytetarët e Sërbisë mund t’a kuptojnë", tha Gjuriq.
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e Sërbisë me BE, Gjuriq tha se Sërbia ka kontribuar më shumë në sigurinë e uvropës sesa shumë vende të tjera në rajon.
"Do t'ju jap një shembull. Sërbia në praktikë ka ndjekur politikën e jashtme europiane kur është fjala për Ukrainën me dërgimin e sasive të madhe ndihmash humanitare. Kemi përcjellë më shumë se 90% të ndihmës humanitare për ukrainasit nga rajoni ynë në vitet e fundit. Nuk e them këtë për të zvogëluar përpjekjet e vendeve të tjera, ato janë gjithashtu të rëndësishme, por ne kemi bërë një pjesë të madhe të punës. Njëkohësisht kemi mbrojtur dhe interesin tonë kombëtar. Në interes stë Sërbisë është të jetë vend takimi, ku njerëzit mund të bisedonë dhe të zhvillojnë. Besoj se dialogu është në interes të të dy palëve në këtë konflikt të rëndë", vuri në dukje ai.
Ai falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe theksoi se në politikë egzistojnë momente kur është i domosdoshëm veprimi urgjent, ndaj është i kënaqur se pikërisht tani zhvillohet dialogu në kuadër të bashkësisë politike europiane.
"Në politikë kyçe është koha. Kur analizojmë politikën e jashtme të vendit tim, mund të them se jemi të vetëdijshëm për rrethanat e paprecedenta me të cilat po përballet bota sot. Flas për pamjen e gjerë. Ndikimi i rrjeteve sociale sot është i krahasueshëm me ndikimin e shtypit dhe të gjithë e dimë se çfarë ndryshimesh ka sjellë zbulimi i makinës së shtypit. Ndikimi i inteligjencës artificiale, e cila për nga rëndësia është e barabartë me revolucionin industrial, gjithashtu po ndryshon rrymat egzistuese. Po përballemi me ndryshime në rendin gjeopolitik global. Ajo çka ishte e paimagjinueshme para pesë apo dhjetë vitesh, sot nuk është më e pamundur. Më pëlqen fjala që përmendët në hyrje-përshtatshmëria. Vendet që duan të kenë sukses, sikurse pamë në Armeni por dhe në Sërbi e cila pothuajse e ka trefishuar PBB e vet në një dekadë, duhet të ndryshojnë. Çelësi është trk pershtatshmëria-të veprohet në përputhje me interesat kombëtare, por edhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare", u shpreh shefi i diplomacisë sërbe.
I pyetur nëse Sërbia do të ketë përfaqësues në Moskë më 9 maj, me rastin e kremtimit të Ditës së Fitores, Gjuriq tha se Sërbia ushqen kujtimin e kontributit të saj në luftën antifashiste në Luftën e Dytë Botërore.
"Vlerësojmë kontributin e Ushtrisë së Kuqe në çlirimin e Beogradit. Kjo nuk është diçka për të cilën turpërohemi apo fshihemi. Trupat nga Rusia, Ukraina, Bjellorusia dhe republikat e tjera sovjetike, asistuan në të. Rreth 800,000 njerëz nga Jugosllavia, kryesisht nga Sërbia, luftuan për çlirimin dhe ne e përkujtojmë atë në Beograd. Përcjellim përfaqësues në përkujtimore të ndryshme në mbarë botën. Para disa vitesh presidenti ynë asistoi në atë paradë së bashku me kryeministrin izraelit dhe disa liderë të BE. Besoj se do të jemi të paraqitur në mënyrë adekuate në të gjitha vendet e rëndësishme, veçanërisht aty ku festohet lufta kundër fashizmit. Ata që mendojnë se e keqe e tillë nuk mund të përsëritet në shekullin e XXI, nuk kanë mësuar shumë nga historia. Teknologjia përparon, por shoqëria nuk mund të qëndrojë e njëjta. I përmbahemi parimeve, për ne integriteti territorial i çdo vendi, qoftë i Sërbisë apo Ukrainës është njësoj i rëndësishëm", konkludoi Gjuriq,
Armenia partner i rëndësishëm
Ai në deklaratë për mediat tha se në Jerevan tentoi të spegonte parimet themelore të politikës së Sërbisë-përshtatshmërinë dhe qëndrueshmërinë ndaj interesave kombëtare.
"Në panele të tilla përherë ka dhe polemika, kështu që pati pyetje në lidhje me pjesëmarrjen e Sërbisë në Moskë në kremtimin e Ditës së Fitores. Përgjigja ime ishte se Sërbia është krenare për luftën e saj antifashiste, sepse jemi popull që bëri sakrifica të mëdha në luftën kundër fashizmit në Europë. Përfaqësuesit tanë asistojnë në manifestime të ndryshme që shënojnë fitoren ndaj fashizmit në të gjithë botën. Dëshirojmë të kontribuojmë tek dialogu, por kemi dhe politikë të qartë për mbrojtjen e integritetit territorial. Përse për ne integriteti ynë territorial duhet të jetë më pak i vlefshëm se integriteti territorial i çdo vendi tjetër? Kjo është pyetje që presidenti Vuçiq e bën shpesh në tubime të tilla. Dëshirojmë që të themi që për Sërbinë nuk mund të ketë standarte të dyfishta dhe të jenë të vlefshme", theksoi ai.
Shtoi se donte ta paraqiste Sërbinë si vend që mund të kontribuojë në Europë.
"Dëshirojmë të kontribuojmë në mënyrë të barabartë në projektin europian dhe të ofrojmë dorën e bashkëpunimit. Sot kemi bisedime të rëndësishme, po takohem me ministrin armen të punëve të jashtme. Armenia për ne është partner i rëndësishëm në këtë pjesë të botës dhe mbështet integritetin tonë territorial, ndonëse Albin Kurti është i pranishëm këtu. Bashkëpunimi ynë është i orientuar drejt së ardhmes. Nga viti 2021 kemi një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë, kemi hapur ambasadë dhe dëshirojmë të zhvillojmë marrëdhënie në fusha të shumta. Qëllimi im është të thellojmë mirëkuptimin e ndërsjelltë", tha Gjuriq.
0 komentet