Gjuriq: Partneriteti mes Sërbisë dhe SHBA forcon më tej platformën sikurse Iniciativën Pupin

Marko Đurić, Pupin inicijativa
Burim: Društvena mreža "X"

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq asistoi mbrëmjen e sotme në Forumin për lidhje dhe investime në Organizatën e Iniciativës Pupin nën mesazhin se partneriteti i fortë mes Sërbisë dhe SHBA nuk ndërtohet vetëm përmes dialogut zyrtar në sferën ekonomike, por dhe në atë kulturore.

"Në kohën kur marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të fitojnë substancë dhe intensitet, çka reflektohet në shkëmbimet e fundit të nivelit të lartë me përfaqësuesit e administratës amerikane, është veçanërisht e vlefshme të shikohet që ky moment forcohet më tej përmes iniciativave joformale sikurse është Iniciativa Pupin", shkruan Gjuriq në rrjetin social "X".

Vuri në dukje se i inspiruar nga trashëgimia e Mihajl Pupin, puna e të cilit la gjurmë të qëndrueshme në marrëdhëniet sërbo-amerikane, Forumi shërben si kujtesë se partneritetet e forta ndërtohen jo vetëm përmes dialogut zyrtar, por dhe përmes lidhjeve në sferat ekonomike, akademike e kulturore.

"Që nisja e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një nga qëllimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Sërbisë në periudhën e ardhshme, platforma sikurse këto, kanë rol kyç në inkurajimin e bashkëpunimit të bazuar në inovacion, inkurajimin e shkëmbimit të njohurive dhe shkëmbimit sipërmarrës, si dhe në thellimin e lidhjeve ndërnjerëzore dhe institucionale-çka të gjitha së bashku përbëjnë themelin e çdo raporti bilateral afatgjatë", tha ministri Gjuriq.

Në forumin e Iniciativës Pupin asistoi dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA në Beograd, Aleksandar Titolo.