Gjuriq: Sërbia në Izrael gëzon respekt të paprecedent
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq tha mbrëmjen e sotme në fund të vizitës në Izrael se pas takimeve të nivelit më të lartë dhe nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh, përfshirë dhe ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik, konfirmoi vendosmëri të fortë për përmirësimin e marrëdhënieve të dy shteteve dhe konfirmim të qartë të interesave shtetërore e kombëtare sërbe.
Gjuriq u shpreh se gjatë vizitës bisedoi me zyrtarët më të lartë shtetërorë të Izraelit, përfshirë presidentin, kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme, si dhe me përfaqësues të komunitetit politik, kulturor dhe të biznesit.
Veçoi bisedën katër orëshe me shefin e diplomacisë izraelite dhe si rezultat të rëndësishëm të vizitës përmendi krijimin e këshillit të biznesit sërbo-izraelit, që do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, informon Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Gjuriq theksoi se qëllimi i Sërbisë ishte forcimi i marrëdhënieve me një nga vendet dhe popujt më me ndikim në botë me histori të gjatë dhe ndikim global, nën vlerësimin se ky qëllim u arrit.
"Përherë dhe përsa kohë të jem në këtë pozitë, do të qëndroj pas interesit shtetëror dhe kombëtar sërb që e formuluam bashkarisht me presidentin", tha Gjuriq.
Ky i fundit tha se ishte pikërisht politikë e tillë që mundësoi ngritjen e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Izraelit në nivelin e partneriteti strategjik.
"Këtu erdhëm për Sërbinë, për historinë tonë, por dhe për shkak të së ardhmes sonë dhe mund të them sot se i’a arritëm", tha Gjuriq.
Shtoi se Sërbia në Izrael gëzon respekt të paprecedentë dhe se e njëjta ka lidhje dhe për presidentin e Sërbisë në qarqet politike të këtij vendi.
Ruajtja e kujtesës bën që e keqja që popujt tanë mbijetuan të mos përsëritet më
Gjuriq, i cili mbrëmjen e sotme në Jeruzalem asistoi në prezantimin e librit "Krimet e ustashëve: Përmbledhje dokumentesh (1941-1942)", tha se ruajtja e kujtesës është e rëndësishme sesi brezat e ardhshëm të mund t’a kuptojnë të kaluarën dhe të ndalin përsëritjen e krimeve.
"Shqetësimi rreth ruajtjes së kujtesës duhet të sigurojë bazë të shëndetshme për të ardhmen dhe të ndalë të keqen ku popujt tanë mbijetuan, kurrë të mos ndodhë", theksoi ministri Gjuriq.
Më herët në Qendrën Begin në Jerusalem, në prezantimin e librit, shefi i diplomacisë sërbe tha se është detyrim i përbashkët që tragjedi të tilla kurrë të mos harrohen, të mohohen dhe kurrë mos përsëriten.
Duke theksuar se fjala është për vepër me rëndësi të jashtëzakonshme historike që përfaqëson dëshmi të fortë të vuajtjeve të popullit sërb, hebre dhe rom gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjuriq theksoi se publikimi ka peshë morale të përhershme dhe rëndësi të madhe për kuptimin e së kaluarës.
"Ky libër nuk është vetëm përmbledhje dokumentesh. Ai është zëri i atyre që nuk mund të flasin më, dëshmi për viktimat dhe paralajmërim për brezat e ardhshëm, që na detyron të vërtetën t’a ruajmë dhe t’ua transmetojmë pa shtrembërime", theksoi Gjuriq.
Ky i fundit vlerësoi se Lufta e Dytë Botërore përfaqëson një nga kapitujt më të errët për popullin sërb dhe hebre, historitë e të cilëve janë thellësisht të ndërthurura me tragjedinë, por edhe me angazhim të përbashkët për ruajtjen e kujtesës dhe dinjitetin. Sipas tij fjalëve të tij, kuptimi i këtyre vuajtjeve, kapërcen kuadrin kombëtar dhe paraqet pjesë të historisë më të gjerë njerëzore rreth Holokaustit dhe genocidit.
Duke treguar sfidat moderne, Gjuriq paralajmëroi rritjen e rishikimit historik dhe ideologjive ekstremiste, veçanërisht në Ballkan, ku vazhdojnë narrativat që kërkojnë të relativizojnë krimet e mirëdokumentuara, duke minuar themelet e së vërtetës historike. Ai theksoi se është përgjegjësi e institucioneve dhe shoqërisë që të qëndrojnë me vendosmëri në rrugën e kësaj.
"Ruajtja e së vërtetës historike nuk është vetëm detyrë akademike, por imperativ moral dhe parakusht për stabilitetin e shoqërive tona. Në kohë kur dëshmojmë tentativa për të rishikuar të kaluarën, është detyra jonë të mbështetemi në fakte dhe të ruajmë dinjitetin e viktimave", vlerësoi ministri.
Ky i fundit veçanërisht theksoi rëndësinë e veprimit të qartë dhe parimor në sferën politike e diplomatike, duke theksuar nevojshmërinë e njohjes në kohë dhe të hidhen poshtë pa mëdyshje, ideologjitë që rrjedhin nga periudhat më të errëta të historisë, përfshirë narrativat neonaziste, neofashiste dhe neo-ustashe. Paralajmëroi se heshtja dhe qëndrimi i paqartë, janë barazimisht të rrezikshme sa dhe mohimi haptas i krimeve.
Duke i’u referuar rëndësisë së prezantimit të librit në Jerusalem, ministri vlerësoi se ky thekson gjithashtu karakterin universal të kujtesës dhe nevojën për të folur për vuajtjet në nivel global. Theksoi se institucionet izraelite paraqesin shembull në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe inspirim për nxitjen e kulturës së kujtesës, si dhe se nisma të tilla kontribuojnë në kuptimin e vuajtjeve dhe kundërshtimin e urrejtjes dhe intolerancës.
Ministri Gjuriq përsëriti se është detyrim i përhershëm i të gjitha shoqërive të ushqejnë kulturë kujtese dhe përmes edukimit dhe veprimit institucional, të ndalin relativizimin e krimeve që të sigurohet që tragjeditë e së kaluarës, kurrrë mos të të përsëriten.
Libri me autor Dr. Millan Koljanin me bashkëpunëtorë botuar nga Arkivat e Vojvodinës nga Novi Sadi, shtëpia botuese "Beseda" e Arqipeshkëvisë së Baçkës, Arkivat e Republikës Sërbe nga Banja Lluka dhe "Gërmat e Obodit" nga Podgorica, është rezultat i shumë viteve të punës hulumtuese dhe ofron përshkrim gjithëpërfshirës të terrorit ustash përmes materialeve arkivore dhe dëshmive të të mbijetuarve nga periudha e viteve 1941-1942.
0 komentet