Gjuriq: Në Kosovë mbrëmjen e sotme, u derdh gjaku i dy djemve të pafajshëm sërbë
Burim: Prt. Scr.
Rasti i sulmit ndaj djemve sërbë në Gotovusha, shkaktoi reagimin e ambasadorit sërb në SHBA Marko Gjuriq i cili ka theksuar se "mbrëmjen e sotme në Kosovë, u derdh gjaku i dy djemoshave të pafajshëm sërbë".
Siç bëri të ditur ambasadori, dy djemoshat sërbë (11 dhe 21 vjeçarë) mbrëmjen e sotme u qëlluan nga ana e terroristëve në fshatin Gotovusha.
"Pas serisë së cikleve tensionuese nga ana e Prishtinës, ngjarja e sotme ka qenë e qëllimshme në natën e Krishtlindjes ortodokse sërbe dhe besohet se të dyshuarit janë shqiptarë të Kosovës. Sërbët nga Shtërpca janë mbledhur dhe kërkojnë arrestimin e menjëhershëm të autorëve të këtij sulmi terrorist në dukje të urdhëruar politikisht. Duhet të ketë pasoja dhe reagime të menjëhershme nga komuniteti ndërkombëtar", ka shkruar Gjuriq në Tviter.
komentet