E ëma djaloshit të lënduar: Qëlluan ndaj fëmijëve tanë, çfarë faj kanë bërë?
Nuk i di detajet, jam në shok. Di vetëm që fëmijët tanë janë qëlluar, ka thënë Zorica Stojanoviq për Kosovo Online përmes lotëve nëna e të plagosurit 11-vjeçar Stefanit teksa priste mjekët t'i tregonin gjendjen e fëmijës së saj.
Siç thotë Zorica, ajo mësoi se “dëshmitarët okularë kanë fotografuar veturën nga e cila janë qëlluar dhe se policia është në kërkim të sulmuesit.
Çfarë faj kanë bërë fëmijët”, thotë mes lotësh Zorica.
Të kujtojmë pasi u plagosën Stefan Stojaonoviq dhe Millosh Stojkoviq, atyre iu është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën e afërt shëndetësore dhe më pas janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.
“Djali i vogël është goditur në pjesën e ashtit të krahut. Shpresojmë që lëndimi të mos jetë i serioze, prandaj i dërgojmë në Graçanicë se plumbi ka mbetur në dorë, djali tjetër u qëllua në dorë, dhe i kishte mbetur një plumb, po i dërgojmë në departamentin e kirurgjisë. Fëmijët janë nën stres, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha mjeku në klinikën ku po trajtoheshin fëmijët.
komentet