Gjuriq në Madrid: Sërbia dhe Spanja mbështesin çështjen e integritetit territorial dhe sovranitetit
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq i cili ndodhet për vizitë në Spanjë, ka thënë sot se të dy vendet i kushtojnë mjaft rëndësi respektimit të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare, ashtu sikurse do të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin kur është fjala për integritetin dhe sovranitetin territorial dhe në organizmat ndërkombëtare.
Duke bërë të ditur se Sërbia dhe Spanja kremtojnë 110 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, Gjuriq thekson se ky është jubile i madh dhe mjaft i rëndësishëm që dëshmon sesa kohë më parë marrëdhëniet dypalëshe ishin të rëndësishme për të dyja palët.
"Qëndrimi i fundit i presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Sevilje nën këtë vizitën time, jep impuls të ri bashkëpunimi sërbo-spanjoll që do të thotë se Sërbia forcon pozitën e vet në gadishullin Iberik dhe me forcimin e marrëdhënieve me Spanjën, krijon edhe një shtyllë tjetër të pozitës së vet në Europë", u tha Gjuriq gazetarëve pas takimit me kolegun spanjoll dhe vizitës në Senat dhe Institutin Mbretëror për Politikë të Jashtme.
Theksoi se Spanja, si vend që numëron 50 milionë banorë, është një nga anëtarët kyç të BE që mbështet pa rezerva Sërbinë kur është fjala për Kosovën, integritetin territorial dhe sovranitetin.
Shtoi se Spanja mbështet Sërbinë kur është fjala për anëtarësimin në Unionin Europian, prej çeljes së kapitujve e deri tek kuptimi për rrethanat specifike.
Gjuriq u tha gazetarëve se ai dhe kolegu i tij spanjoll, janë të një mendjeje që bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, duhet të ngrihet në nivel të lartë dhe se fakti që Sërbia sot është një nga ekonomitë europiane në rritje, duhet të shfrytëzohet për t'u lidhur më mirë ekonomikisht dhe se Spanja si ekonomi e madhe europiane, do të mbështeste rritjen dhe zhvillimin e Sërbisë, që do të hapte derën për më shumë investime spanjolle.
"Diskutuam dhe për shumë çështje ndërkombëtare. Të dy vendet tona mbështeten mjaft tek Karta e KB dhe në të drejtën ndërkombëtare, kemi mirëkuptim absolut të ndërsjelltë dhe do të vazhdojmë të mbështesim kur është fjala për integritetin dhe sovranitetin territorial, si dhe tek organizmat ndërkombëtare", tha Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se pati takime të mira në Senatin e Spanjës me përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare që marrin pjesë në grupin e miqësisë me Sërbinë.
"Fjala është për senatorë me ndikim, me të cilët bisedova sinqerisht për Kosovën e Metohinë dhe sfida të tjera. I ftova të vijnë në Sërbi, për të vërtetuar se çfarë është Sërbia sot dhe në cilën mënyrë përfaqëson potencialin për këtë pjesë të Europës dhe si kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e pjesës sonë të kontinentit", tha Gjuriq.
Shefi i diplomacisë sërbe në Institutin Mbretëror për Politikë të Jashtme, bisedoi me përfaqësues të komunitetit akademik, si dhe me përfaqësues të kompanive, mes të tjerash me Erbas që është mjaft e interesuar për prani më të madhe në rajon.
"Ky është impuls i mirë për forcimin e pozitës sonë në Spanjë. Me këtë vizitë, përmbyllim javën e aktiviteteve diplomatike, në të cilën, pas Japonisë dhe prezantimit të Sërbisë në Bled, erdha këtu. Sërbia përpiqet që në çdo vend të paraqitet ashtu siç është-vend i pavarur, sovran, i mëvetshëm që përpiqet të ndërtojë miqësi me të gjithë. Këtë e dëgjuam dhe sot në Pekin nga presidenti Vuçiq dhe sot në Madrid. Një mesazh për të gjithë-se Sërbia udhëheq politikë kombëtare të përgjegjshme të shtrirjes së dorës", tha ministri Gjuriq.
Gjuriq me kolegun spanjoll Hose Manuel Albares Bueno, nënshkroi Memorandum për Forcimin e Marrëdhënieve Diplomatike.
“Spanja ka pothuajse traditë mijëvjeçare kur është fjala për shërbimin diplomatik, protokollin dhe elementë të tjerë të rëndësishëm për profesionin tonë. Fakti që Akademia jonë Diplomatike do të ketë dyer të hapura për bashkëpunim, do të thotë përmirësimin e diplomatëve tanë të rinj. Ne dëshirojmë që në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të ftojmë diplomatët spanjollë. Sigurisht që kjo është gjë e mirë për shërbimin diplomatik”, ka thënë Gjuriq.
0 komentet