Gjuriq informoi Pirs për dhunën institucionale me të cilën përballet popullsia sërbe në Kosovë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar në momentet e pauzës së forumit strategjik të Bledit, me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs të cilën e informoi rreth destabiliimit të situatës në Kosovë dhe dhunën institucionale me të cilën përballet përditë popullsia sërbe.
Duke ecur pas, në takimin e mëhershëm në Dejton në maj të këtij viti, Gjuriq shprehu kënaqësinë që pati sërish mundësinë që me të dërguarësn të diskutonte tema aktuale.
Gjuriq tha se dialogu i rregullt politik në nivelin më të lartë është me rëndësi të madhe për përmirësimin e të gjitha segmenteve të bashkëpunimit me rëndësi të përbashkët dhe sigurisht që kontribuoi në traditën dhe historinë e gjatë të lidhjes midis dy vendeve.
Shefi i diplomacisë sërbe ripërsëriti që Sërbia është e vendosur fort për bashkëpunim, komunikim të hapur dhe respektimin e marrëveshjeve dhe në këto parime bazohet dhe politika e saj e jashtme.
Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Gjuriq vuri në dukje se Sërbia është e përkushtuar në përmirësimin e vet pasi kontribuon për paqe, stabilitetin dhe prosperitetin e mbarë Europës.
Kur është fjala rreth Kosovës, Gjuriq e informoi detajisht të dërguarën për situatën destabilizuese dhe dhunën institucionale me të cilën popullsia sërbe përballet përditë.
Ministri Gjuriq falenderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen që ofron në proçesin e eurointegrimit të Ballkanit Perëndimor duke theksuar se iniciativat rajonale janë katalizatorë të këtij proçesi dhe aspak zëvendësuese për anëtarësimin në Bashkimin Europian
Bashkëbiseduesit biseduan dhe për samitin e ardhshëm të “Proçesit të Berlinit” dhe takimin përgatitor të ministrave të punëve të jashtme që do të mbahet në Belfast në tetor.
Gjuriq konfirmoi se Sërbia i kushton rëndësi të veçantë kësaj iniciative ndërqeveritare, e cila ofron projekte dhe masa konkrete për të mbështetur integrimin europian të Sërbisë, por dhe forcon bashkëpunimin rajonal, inkurajon zhvillimin dhe përmirëson proçesin e pajtimit në rajon.









komentet