Gjuriq në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OSBE: Urgjentisht siguroni të drejtat e sërbëve në K&M dhe ndalni persekutimin e tyre

Đurić u Njujorku sa generalnim sekretarom Oebsa
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar në momentet e pauzës në seancën e 80 të Asamblesë së Përgjithshem të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Për Siguri dhe Bashkëpunim të Europës Ferid Sinirlioglu. Me këtë rast Gjuriq ka theksuar se Sërbia pret që bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe urgjentisht t’u sigurojë të gjitha të drejtat dhe siguri të plotë sërbëve sesi t’u parandalohet persekutimi i tyre në Kosovë e Metohi.

Gjuriq tha se Sërbia e konsideron OSBE platformën më të rëndësishme të sigurisë për dialog themelor dhe konstruktiv duke i përcjellë gatishmërinë e Sërbisë që në situatën aktuale gjeopolitike të kontribuojë me rivitalizimin e saj nën ruajtjen e plotë të parimeve të konsensusit.

Gjuriq falenderoi OSBE për mbështetjen në proçeset e reformave duke vënë në dukje se Sërbia ka bashkëpunim të mirë me institucionet e OSBE, veçanërisht me dy misionet-Omis dhe Omik.

Ai theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së qasjes gjithëpërfshirëse neutrale ndaj statusit të OSBE në vështrimin e Kosovës, duke shprehur shqetësim serioz për situatën momentale për shkak të shkeljes sistematike dhe të vazhdueshme të të drejtave të sërbëve.

Përsëriti se Sërbia pret që bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të sigurojë urgjentisht të gjitha të drejtat dhe siguri të plotë për sërbët për të parandaluar persekutimin e tyre në Kosovë.

Gjuriq me këtë rast tha se Sërbia pajtohet për "axhendën pozitive" dhe për ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon, duke nënvizuar se përmirësimi i bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë dhe me përfitim reciprok, është themelore dhe e pandryshueshme e politikës së plotë të përgjithshme të Sërbisë.