Gjuriq: Bastisja e QKS Mitrovica e Kosovës është shkelje e të gjitha normave ndërkombëtare e humanitare, komuniteti ndërkombëtar të reagojë

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq shprehu shqetësim shumë të thellë për bastisjet më të fundit të Policisë Kosovare në institucionet shëndetësore të Sërbisë në Mitrovicën e Veriut dhe bën të ditur se ky akt paraqet shkeljen e të gjitha normave ndërkombëtare dhe humanitare si dhe marrëveshjet që rregullojnë raportet mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë.

Gjuriq theksoi se institucionet shëndetësore në Mitrovicën e Veriut janë pjesë e sistemit shëndetësor të Republikës së Sërbisë dhe se bastisja e forcave policore kosovare, nuk është vetëm e paligjshme "por dhe akt i ri provokues i regjimit të Kurtit që kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon".

"Të tilla lëvizje eskaluese të cilat vijnë vetëm pak ditë pas bastisjes së dhunshme dhe të paligjshme në ambientet e RFZO dhe Fondit PIO, si dhe marrjes së objekteve të Postës së Sërbisë në K&M, paraqesin tentativë për të integruar forcërisht dhe njëanshmërisht institucionet sërbe në të atë që titullohet "sistem kosovar", çka është tërësisht e papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e dialogut që çon tek normalizimi i marrëdhënieve", tha Gjuriq, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

Ai theksoi se Sërbia dënon çdo formë presioni mbi popullin sërb në Kosovë, si dhe të gjitha tentativat e autoriteteve prishtinase "që në rrugë të dhunshme të kalojnë përmes të drejtave legjitime dhe interesave të popullit sërb".

"Presim nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Unioni Europian, si ndërmjetës në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, të reagojë ndaj këtij incidenti, të ndalë tërbimin e Kurtit ndaj sërbëve dhe të ruajë kushtet për dialog, që është mënyra e vetme për arritjen e paqes së qëndrueshme", tha Gjuriq.

Ky i fundit ftoi sërbët në Kosovë për paqe dhe përmbajtje, por u përmendi qartë se Sërbia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e popullit sërb në Kosovë përmes të gjitha mekanizmave diplomatikë e juridike.

Pjestarët e Policisë Kosovare bastisën mbrëmjen e djeshme ambientet e sigurisë të QKS Mitrovica e Veriut dhe Shtëpinë e Shëndetit dhe me këtë rast punonjësit e shëndetësisë të punësuar në QKS Mitrovica e Kosovës dhe nëpër shtëpitë e shëndetit në të katër komunat e veriut, sot organizuan tubim proteste.