Gjuriq në prag të konferencës së diasporës sërbe në SHBA: Jemi mirënjoohës që sërbët nuk e kanë harruar atdheun
Para fillimit të konferencës së diasporës sërbe në SHBA nën titullin "Forcimin e lidhjeve" ambasadori i Sërbisë në Uashington Marko Gjuriq, organizoi një pritje për të ftuarit që kanë ardhur nga anë të ndryshme të Amerikës, transmeton RTS.
Gjuriq ka thënë se do të mbahet tubimi historik i sërbëve të Amerikës.
"Ndihem mjaft i emocionuar pasi qindra nga njerëzit tanë nga e gjithë Amerika kanë ardhur në Uashington. Nesër kemi një tubim historik të sërbëve nga e gjithë Amerika. Po i japim një shtysë të re organizimit sërb në Amerikë. Ndërtojmë ura bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe kulturës", nënvizon Gjuriq.
Ky i fundit ka vënë në dukje se duhet të kihet parasysh se në Amerikë, jetojnë më shumë se 1 milionë njerëz që i përkasin origjinës sonë të cilët janë pjesë e ndërtimit të këtij vendi.
"Jemi mirënjohës se sërbët e Amerikës, nuk e kanë harruar atdheun e tyre", thotë Gjuriq. Mes të ftuarve specialë është dhe drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit me Diasporën dhe sërbët në rajon pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme Arno Gujon, i cili me këtë rast, ka udhëtuar posaçërisht nga Beogradi.
"Kjo është ide e shkëlqyer e ambasadorit tonë Marko Gjuriq. Ky është tubimi më i madh i diasporës sërbe në këto 20 vite. Kjo tregon sesa të dobishme janë këto ngjarje. Besoj se brenda disa muajve, do të shikojmë frytet e kësaj pune", shprehet Gujon.
Publiku në Uashington mbrëmjen e sotme do të ketë rastin të ndjekë dy filma sërbë "Strahinja Banoviq" dhe "Akullorja".
komentet