Ambasada e Sërbisë në SHBA sot organizon konferencën e madhe "Forcimin e lidhjeve"
Ambasada e Republikës së Sërbisë në Uashington sot organizon konferencën e madhe të organizuar nga diaspora sërbe nën titullin “Forcimin e lidhjeve” në të cilën do të marrin pjesë edhe establishmenti politik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Konferenca do të organizohet në Uashington në hotelin prestigjoz “Кonrad“, bën të ditur deklarata e ambasadës duke shtuar se pas më shumë se dy dekadash, do të mblidhen disa qindra pjesëmarrës të komunitetit sërb në Amerikë, përfaqësues të organizatave sërbe, figura publike, si dhe përfaqësues të jetës politike amerikane.
Tubimi do çelet nga ambasadori i Republikës së Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq, ndërkohë që pjesëmarrësve do t’iu drejtohet edhe peshkopi amerikanolindor Irinej, drejtori i Drejtorisë për Marrëdhëniet me Diasporën dhe sërbëve në rajon Arno Gujon, e ndërkohë pritet edhe përshëndetja e të dërguarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar.
Mes folësve kryesorë, do të jetë edhe ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës në SHBA Bojan Vujiq, shefi i Përfaqësimit në Uashington të Republikës Sërbe të Bosnjës Obrad Kesiq, si dhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Sërbisë në Çikago Damjan Joviq.
Pas përshëndetjeve, ambasadori Gjuriq dhe Gujon përmes ceremonisë solemne, do t’i dorëzojnë çmimin “Nëna Sërbi“ Dejvid Vujiqit një prej shtatë sërbëve të cilët kanë qenë në misionin e famshëm “Apollo“ në kuadër të programit hapësinor të NASA.
"Ky çmim jepet për kontributin e shquar, rezultatet dhe meritat e arritura në fushën e marrëdhënieve ndërmjet vendit amë dhe diasporës, në zhvillimin dhe forcimin e lidhjeve të ndërsjellta, përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, humanitar dhe aktivitete të tjera që i kontribuojnë vendit amë dhe diasporës" thuhet në deklaratë.
Konferenca do të përfshijë tre panele me temën e forcimit të lidhjeve ndërmjet diasporës dhe Sërbisë në fushën e kulturës dhe arsimit, ekonomisë dhe filantropisë, në të cilat sërbët e shquar që jetojnë dhe punojnë në Amerikë do të flasin për angazhimit personal dhe aktivitetet brenda organizatave, institucioneve dhe kompanive të cilave u përkasin të cilët kanë kontribuar prej vitesh në krijimin e një imazhi pozitiv të Sërbisë në territorin amerikan.
Në një pjesë të veçantë të takimit do të prezantohet puna e Fondacionit Misioni Halliard, e më pas organizatës “Pika e kthesës” dhe Shoqatës sërbo-amerikane për Prosperitet, si dhe do të transmetohet një videomesazh i veçantë pjesëmarrësve të konferencës, nga ambasadori Riçard Grenell ish ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar të SHBA, me rastin e Ditës së Shtetit të Serbisë.
Tubimi i diasporës sërbe do të kurorëzohet me mbrëmjen gala me një pritje të organizuar nga ambasadori Gjuriq në ndërtesën e re të ambasadës së Republikës së Serbisë në Uashington.

komentet