Gjuriq: Në SHBA egziston konsensus në rritje se sjellja e Kurtit është e papranueshme
Ambasadori i Sërbisë në Uashington Marko Gjuriq ka thënë me rastin e takimit mes liderëve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel se në SHBA egziston konsensus në rritje rreth asaj që sjellja e kryeministrit kosovar Albin Kurti është e papranueshme, transmeton RTV.
"Anëtari me famë të madhe i Kongresit përpara Partisë Demokratike Eriks Vouvel ka dhënë para raundit të bisedimeve një deklaratë në të cilën dënohet qartë dhuna ndaj sërbëve në K&M dhe i bëri thirrje autoriteteve prishtinase të mundësojnë pa pengesë përfshirjen e sërbëve nëpër institucione", ka thënë Gjuriq për Tanjug.
Ai vuri në dukje se delegacione nga Prishtina prej një kohe të gjatë nuk vijnë për vizitë në Uashington.
"Kurti e injoron edhe faktin se muaj më parë në Uashington nuk është pritur në nivel të lartë asnjë nga zyrtarët e Prishtinës. Do të doja të tërhiqja vëmendjen e publikut tonë për faktin se deri në fillimin e të tillë sjelljeje të Kurtit, Uashingtoni ishte destinacion i zakonshëm për ministrat, kryeministrat dhe kryetarët e institucioneve të përkohshme prishtinase” ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit theksoi deri kur bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërmarrë masa adekuate ndaj Prishtinës, nuk do të ketë përparim.
"Me të vërtetë fakti që koha po mbaron kur bëhet fjalë për zhvillimet në terren, thjesht sjellja e Kurtit është kaq irracionale, që destabilizon mbarë rajonin dhe largon fokusin nga prioritetet siç janë bashkëpunimi ekonomik, zhvillimi dhe përparimi” spegoi Gjuriq.
Ky i fundit me rastin e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB në Nju Jork, tha se ka interesim të madh për bisedime me presidentin e Sërbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shtoi se në seancë do të marrin pjesë delegacione nga 192 vende.
“Të gjithë janë në garë për vëmendje, për vendin e tyre nën diell, megjithatë në rastin tonë kemi fat që një sërë lëvizjesh dhe zhvillimesh në rajonin dhe vendin tonë çoi tek ajo që takimet me presidentin e Sërbisë dhe me delegacionin sërb, të udhëhiqen nga interesim i madh”, theksoi Gjuriq.
Ai vlerësoi se iniciativat dhe aktivitetet rajonale të Sërbisë si Ballkani i Hapur tërhoqën vëmendjen e vendeve të tjera, si dhe faktin se më shumë se 65% e investimeve të huaja në rajon kanë ardhur në Serbi.
“Nga ana tjetër Sërbia është vend i vogël për numrin e popullsisë dhe ndoshta GDP-ja ndonëse është dyfishuar në raport me 10 vite më parë, ka këndvështrim politik tradicional ku kapërcen kufirin e Europës. Miqësia jonë në Azi, Afrikë, Amerikën Latine është diçka pozitive në raport me ne dhe kjo për ne është shumë interesante me bashkëbiseduesit në raport me të gjithë të tjerët" ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se mbarë bashkësia ndërkombëtare e di që Sërbia ndjek politikë të pavarur.
"Pra Sërbia ndjek politikë të jashtme të pavarur, nuk është marionetë e fuqive të mëdha, e vetme dhe e lirë vendos për çështje të tregtisë, politikës dhe të çështjeve të tjera çka na bën aktor në skenën ndërkombëtare ndoshta dhe më të rëndësishëm nga rëndësia e numrit të kilometrave katrorë të cilën e kemi, apo numrit të banorëve" ka theksuar ambasadori i Sërbisë në Uashington.
Sipas fjalëve të Gjuriqit, fjalimi i Vuçiqit në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të KB, do ndiqet jo vetëm nga rajoni ynë, por dhe më gjerë.
“Do të doja të ftoja që të gjithë t’a ndjekin me kujdes pasi fjalimi programor në fakt paraqet në një farë mënyre definimin e pozicionit tonë ndërkombëtar në periudhën mes dy seancave të Asamblesë së Përgjithshme”, theksoi Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se në këtë fjalim, do të bëhet fjalë për pozitën e popullit sërb në Kosovë, si dhe parimet universale për të cilat Sërbia është zotuar.
“Sërbia mund t'i shikojë në sy të gjithë përfaqësuesit e KB, të gjithë përfaqësuesit e shteteve të tubuara në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, pasi ne qëndrojmë të palëkundur tek parimet tona, nuk i shesim ato për çfarëdolloj interesi dhe prej themelimit të KB ndjekim politikë konsistente vazhdimësia e së cilës është e pranishme kur bëhet fjalë për K&M” përmbylli Gjuriq.
komentet