Gjuriq në Tokio: E rëndësishme që të përmirësohet pozita e Sërbisë në Japoni, bisedimet edhe për Kosovën

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq i cili ndodhet për vizitë në Tokio, ka thënë se vizita e tij është e rëndësishme për forcimin e pozitës së Sërbisë në Japoni duke thënë se me zyrtarët japonezë është biseduar dhe për çështjen e Kosovës nën mirënjohje të veçantë dhe respektimin e faktit se ky vend ka qenë abstenues kur Prishtina tentoi të hynte në UNESKO, duke shprehur mirëkuptim për trashëgiminë kulturore sërbe në Kosovë.

 

Kjo është vizitë e rëndësishme për forcimin e pozitës së Sërbisë në Japoni piknisje për vizita të tjera të larta që do të kemi muajin e ardhshëm në këtë vend. Japonia është partner i rëndësishëm i Sërbisë ndaj është e rëndësishme që ishin me tone positive dhe në takimet e sotme që pata me ministrin e punëve të jashtme zotin Takeshi Ivajo, por dhe me përfaqësues të Agjencisë Japoneze për Promovim dhe Bashkëpunim Ekonomik Xhetro si dhe me përfaqësues të grupeve parlamentare” ka thënë Gjuriq.

Ky i fundit u shpreh se vizita e tij është e para e një ministri të punëve të jashtme të Sërbisë në Japoni qysh prej vitit 2009, e vetëm për këtë dhe mundësi e jashtëzakonshme që të përmirësohet pozita e Sërbisë në një nga katër ekonomitë e mëdha në botë.

Japonia është superfuqi ekonomike e teknologjike, vend ku në Sërbi ka të punësuar më shumë se 5.000 njerëz dhe investimet japoneze janë domethënëse jo vetëm kuptimin teknologjik, por dhe në atë organizativ, ekonomik e politik dhe janë hap domethënës për ekonominë tonë” ka thënë ministri dhe shtoi se bëhet fjalë dhe për marrëveshjet për mbrojtjen e investimeve që duhet të ofrojnë impulse të mëtejshme në bashkëpunimin ekonomik mes Sërbisë dhe Japonisë.

Biseduam dhe rreth temave të ndjeshme politike, për çështjen e Кosovës e Metohisë ku nuk kemi qëndrime të njëjta, por që i jemi mirënjohës dhe respektojmë faktin që Japonia përshembull, kur ishte çështja e tentativës së Prishtinës për hyrje në UNESKO, ajo abstenoi. Pra tregoi vlerësim dhe mirëkuptim për trashëgiminë tonë në Кosovë e Metohi dhe ndaj ka qenë e rëndësishme mundësia që t’u prezantojmë rastin tonë për këtë çështje” ka thënë ministri Gjuriq.

Ky i fundit ka treguar se Sërbia tek Japonia ka miq dhe jo në numër të paktë, por dhe në pozita ndikuese duke pasur parasysh se marrëdhëniet dypalëshe u vendosën qysh në vitin 1882.

Interesi ynë dikton që të zhvillojmë si bashkëpunimin ekonomik ashtu edhe çdo bashkëpunim tjetër me ta, padyshim që ata do të mbeten një nga ekonomitë dhe vendet drejtuese në botë në periudhën e ardhshme", shtoi Gjuriq.

Ai tha se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq theu akullin" në vitin 2018 kur nderoi ish kryeministrin Shinzo Abe, kështu që sot po punohet në atë që të vijojë ndërtimi i raporteve me Japoninë.

Presim përshpejtimin e investimeve japoneze në Sërbi, vazhdimin e vizitave në nivel të lartë dhe më të lartë. Në mozaikun e përgjithshëm të politikës së jashtme të balancuar të Sërbisë, ajo që brenda një muaji patëm dhe takim me Marko Rubion në Uashington dhe tashmë dy javë më vonë takim me ministrin e punëve të jashtme të Japonisë, ndërsa që në Beograd ka qenë ministri i punëve të jashtme të Kongos, ndërsa patëm dhe shumë zyrtarë të tjerë... me të vërtetë jam krenar për të gjitha këto. Kjo nuk është diçka që ndodh kaq shpesh që vend i madhësisë sonë, të ketë derë kaq të hapur dhe mendoj se është rezultat i politikës së përgjegjshme dhe ekonomike që u orjentua në vendin tonë në periudhën e mëparshme dhe faktit që Sërbia po përpiqet të ndihmojë dhe stabilitetin rajonal. Me në krye presidentin Vuçiq, arriti t’a pozicionojë Sërbinë si një nga aktorët kyç në pjesën tonë të Europës", tha Gjuriq.

Sërbia në vitin 2027 do të jetë mikpritëse e Ekspozitës, ndërsa ministri nesër do të vizitojë pavionin sërb të Panairit në Oasaka ku sikurse tha, derimë tani është vizituar nga më shumë se 700.000 njerëz.

Ata janë njohur me kulturën tonë, shpirtin tonë dhe këtë e përjetuan si thirrje që të vizitojnë vendin tonë” shtoi Gjuriq.