Gjuriq: Para 21 vitesh Europa ishte dëshmitare e një prej kapitujve më të errët të historisë së saj
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq me rastin e 21 vjetorit të pogromit u shpreh se Europa atëherë ishte dëshmitare e një nga kapitujve më të errët të historisë së saj, tragjedi që që la plagë të thella në ndërgjegjen e qytetërimit.
"Më 17-18 mars të vitit 2004 në Kosovë e Metohi ndodhi pogrom masiv, duke shënuar valë të paparë të dhunës, humbjen e jetëve njerëzore, spastrim etnik, shembjen dhe përdhosjen e kulturës dhe trashëgimisë fetare. Humbën jetën tragjikisht 20 jetë mes të cilëve 9 sërbë u vranë brutalisht dhe 11 shqiptarë të cilët humbën jetën në përplasjet me forcat ndërkombëtare të sigurisë. Më shumë se 900 sërbë u plagosën, ndërsa 4.012 prej tyre u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre", shkruan Gjuriq në rrjetin social Iks.
Ky i fundit në postimin e tij ka thënë se atë ditë gjashtë qytete sërbe dhe nëntë fshatra u spastruan ndërsa 935 shtëpi sërbe dhe 10 ndërtesa publike u shkatërruan, u dogjën apo u dëmtuan.
"U shkatërruan 19 manastire dhe 16 kisha ndërsa më shumë se 100 objekte të tjera fetare u dëmtuan çka i dhanë goditje shkatërruese trashëgimisë sërbe dhe ortodokse në krahinën tonë jugore. Mijëra afreske të çmuara, ikona dhe relike të shenjta humbën përgjithmonë, së bashku me të dhënat shekullore të pranisë dhe egzistencës sërbe në Kosovë e Metohi” shkruan Gjuriq.
Ky i fundit vuri në dukje se, duke i nderuar viktimat, çdo vit në këtë ditë kujtojmë dhe angazhohemi që kurrë mos harrojmë këtë kapitull të tmerrshëm të Europës së shekullit XXI.
"Sërbia mbetet e vendosur në ruajtjen e popullit dhe trashëgimisë së vet duke vazhduar të kërkojë drejtësi dhe përgjegjësi për këtë krim", konkludoi Gjuriq.
0 komentet