Iniciativa Pupin: Ligji për mbrojtjen kombëtare nuk pengon dialogun strategjik dhe nuk ushtron presion tek Sërbia
Akti për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili firmosi presidenti i SHBA Donald Tramp, nuk pengon nisjen e ardhshme të dialogut strategjik me Sërbinë, pasi nuk përmban gjuhë juridikisht të detyrueshme që kërkon proces të tillë dhe nuk ushtron presion mbi Sërbinë, as nuk është juridikisht i detyrueshëm për njohjen e Kosovës, informoi mbrëmjen e sotme Iniciativa Pupin duke i’u referuar aktit të miratuar dhe komenteve që pasuan.
Presidenti Tramp dje nënshkroi Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i cili u miratua nga të dy dhomat e Kongresit amerikan dhe ku ndër të tjera, ka të bëjë me Sërbinë dhe Ballkanin Perëndimor.
Iniciativa e Pupin mbrëmjen e sotme në rrjetin social "X", ka sqaruar duke marrë parasysh një numër të madh interpretimesh sensacionale në median sërbe dhe si organizatë e përkushtuar për forcimin e raporteve mes Sërbisë dhe SHBA, vuri në pah efektet reale të këtij ligji.
Kështu që vërejnë se ligji konfirmon prioritetet e mbrojtjes kombëtare, miraton buxhetin për mbrojtje dhe vendos dispozita sigurie për agjencitë federale, përfshirë politikën e jashtme dhe komunitetin e inteligjencës.
Citojnë se "zvogëlimi i varësisë së Ballkanit Perëndimor nga gazi natyror dhe lëndët djegëse fosile ruse është në interesin kombëtar të SHBA", si dhe se "vlerëson marrëveshjen për normalizimin e raporteve mes Sërbisë dhe Kosovës si hap pozitiv, bën thirrje për zbatimin e saj të shpejtë dhe parashikon përfshirje të mëtejshme të SHBA pas përparimit, me synim marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të bazuar në njohjen reciproke", dhe thotë se "zgjedhjet në Sërbi më 17 dhjetor 2023, shkaktuan shqetësim për gjendjen e demokracisë, nën paralajmërimin se akuzat kundër demonstruesve, opozitës dhe shoqërisë civile kërcënojnë liritë demokratike".
"Ndonëse këto gjetje janë pjesë përmbajtësore e ligjit, meqenëse janë formuluar si dispozita "qëndrimi i Kongresit", ato nuk krijojnë vendime juridikisht të detyrueshme sipas ligjit të SHBA, por pasqyrojnë qëndrimet politike dhe preferencat politike të Kongresit", vëren iniciativa Pupin.
Shtohet se sanksionet e listuara në ligj janë juridikisht të detyrueshme në SHBA, por nuk synojnë shtetet apo qeveritë, por individët përgjegjës për minimin e demokracisë, korrupsionin, shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut ose pengimin e marrëveshjeve kyçe rajonale.
"Ligji nuk pengon fillimin e ardhshëm të dialogut strategjik me Sërbinë, sepse nuk përmban gjuhë juridikisht të detyrueshme që proçes i tillë kërkon apo fillon dhe nuk ushtron presion mbi Sërbinë si shtet as nuk e detyron ligjërisht atë të njohë Kosovën", thuhet në publikimin e Iniciativës Pupin.
0 komentet