Gjuriq: Po ndërtohen themelet për marrëdhënie shumë më të mira mes Serbisë dhe SHBA

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Momenti në të cilin ndodhemi është tragjik, sepse populli serb në Kosovë po përballet me persekutim, vuajtje të paparë për t'u dëbuar prej andej, dhe për këtë arsye ne e sollëm luftën për Kosovën në Uashington, që e vërteta të dëgjohet në zemrën e kryeqytetit amerikan, tha ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, i cili ishte nikoqir i konferencës “Lutja për paqe, stabilitet dhe drejtësi”, kushtuar Kosovës.

“Ne e sollëm luftën tonë për Kosovën dhe Metohinë në Uashington, në zemër të kryeqytetit amerikan, sepse është momenti për të dëgjuar të vërtetën për atë që po ndodh, por edhe për të mobilizuar komunitetin serb, i cili numëron më shumë se një milion njerëz në Amerika të reagojë, të jetë e vetëdijshme për faktet dhe të frymëzohet dhe motivohet të angazhohet me përfaqësuesit e zgjedhur”, tha Gjuriq për Kosovo online.

Ai theksoi se gjatë disa ditëve ka biseduar me përfaqësues të komunitetit “think tank”, organizatave akademike dhe joqeveritare, të cilat janë shumë me ndikim, duke u prezantuar atyre situatën në Kosovë, si dhe se ka pasur një informim për diplomatët nga më shumë se 40 vende.

“Ne i informuam me detaje për situatën, u treguam video ku shihet djali ynë i sulmuar 11-vjeçar i plagosur në stomak dhe e rrahur plaka, gjithçka që është bërë në dy, tre vitet e fundit. E kemi bërë në mënyrë shumë precize, koncize, të mbështetur me fakte”, tha Gjuriq.

Vetë konferenca mblodhi serbët nga e gjithë Amerika, drejtues të organizatave serbe, që edhe ata të njihen me situatën, por edhe të ndërmarrin veprime.

“Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të serbëve nga Kosova, disa zëra të serbëve, njerëz nga gjyqësori, rektori i Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë, përfaqësues të shoqërisë civile, Arno Guyon dhe humanitar serbë nga Amerika, peshkopi Irinej sepse punojmë krah për krah me kishën tonë. Qëllimi është të mblidhen të gjithë së bashku dhe të fillojnë të ndërmarrin veprime. Ka edhe përfaqësues të kompanive lobuese të punësuar nga Serbia, të cilët do të ndihmojnë liderët e organizatave serbe në Amerikë që të organizohen më mirë, t'i lidhin dhe t'i njohin me mënyrat se si mund të veprojnë efektivisht politikisht, për të forcuar pozicionin e tyre, pra dhe tonën ”, tha  Gjuriq.

Është një takim ambicioz, i dyti brenda pak muajsh, i cili është organizuar nga Ambasada e Serbisë në SHBA, me mbështetjen e presidentit Aleksandër Vuçiq, me qëllim të forcimit të lidhjeve brenda komunitetit serb.

I pyetur se si ka ndryshuar qëndrimi i Amerikës ndaj Serbisë gjatë mandatit të tij në SHBA, Gjuriq theksoi se serbët në Amerikë, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Metohinë, ballafaqohen me një perceptim që është krijuar në vitet e 90-ta, prandaj është një luftë për të ndryshuar është kërkuese, e vështirë dhe komplekse.

“Është e rëndësishme që realisht të veprojmë, ashtu siç po bëjmë tani, por të kemi vazhdimësi në atë punë. Nëse vazhdojmë kështu edhe në vitet në vijim, dhe si shtet do të sigurohemi që kushdo që e përfaqëson Serbinë në Uashington, të vazhdojë me këtë politikë dhe mënyrë të punës, do të kemi rezultate të mira”, është i bindur ambasadori i Serbisë.

Ai vëren se është një proces gradual dhe i gjatë.

“Por unë jam i bindur se, jo në një të ardhme të paidentifikuar, të largët, por në një të ardhme të parashikueshme, ne mund të kemi një situatë dukshëm të ndryshme. Këtu po krijohet një lobi i ri serb, i cili po shfaqet dhe po ndërtohen themelet për marrëdhënie shumë më të mira mes Serbisë dhe Amerikës”, tha Gjuriq.

Kur bëhet fjalë për ndryshimet në administratën amerikane, si ardhja e James O'Brien në postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gjuriq tregon se O'Brien është një njeri që e njeh shumë mirë rajonin dhe të cilët do të investojnë shumë energji në stabilizimin dhe përmirësimin e mundësive, forcimin e marrëdhënieve dhe kuptimin e asaj që po ndodh.

Si përfaqësues diplomatik i Serbisë, thotë ai, do të punojë me O'Brien si një nga përfaqësuesit e SHBA-së që merret me rajonin, me shpresë se në periudhën e ardhshme do të ketë më shumë shkëmbime vizitash, më shumë dialog për të gjitha çështjet.

“Sa më shumë të bisedojm, aq më mirë do të kuptojmë njëri-tjetrin, aq më lehtë do të jetë korrigjimi i keqkuptimeve nga e kaluara. Dhe, jam i bindur se rruga deri të zemra e popullit serb, në këtë moment shkonë përmes mbështetjes për serbët në Kosovë, të drejtat e të cilëve janë të kërcënuar dhe të drejtat kolektive të cilëve jo vetëm po shkelen, por po punohet në mënyrë aktive për dëbimin e të cilëve”, paralajmëroi Gjuriq, duke kujtuar se brenda një viti do të ketë 11 për qind më pak serbë në Kosovë.

I pyetur për takimin mes presidentit Vuçiq dhe “pesëshes së madhe”, Gjuriq tha se nuk ka avokat dhe përfaqësues më të mirë të interesave serbe në Kosovë se Vuçiq, sepse ai është njeriu që kur bëhet e vështirë, tregon gatishmërinë më të madhe për të luftuar dhe punuar shumë.

“Ne presim të dëgjojmë nga ai se si shkuan bisedimet dhe i ofrojmë të gjithë mbështetjen delegacionit tonë. Procesi i luftës për KdheM nuk varet nga një ditë dhe një takim. Është një punë brezash, në të cilën përgjegjësia nuk bie vetëm mbi presidentin, as ndonjë përfaqësues politik individual, por i gjithë kombi. Kjo është puna e të gjithëve ne”, tha ambasadori Gjuriq.