Gjuriq rreth konferencës në Uashington: Tërheqim vëmendjen e publikut botëror për shkeljen e të drejtave të njeriut të sërbëve në K&M

Marko Đurić
Burim: Društvena mreža X

Ambasada e Republikës së Sërbisë në SHBA sot për herë të parë në Uashington mban konferencën e veçantë kushtuar Kosovës dhe Metohisë, bëhet e ditur në deklaratën e Ambasadës së Sërbisë.

Konferenca me titullin “Lutje për paqe, stabilitet dhe drejtësi” prezantohet me iniciativë të ambasadorit Marko Gjuriq dhe ka për qëllim që publiku amerikan dhe diaspora sërbe në SHBA t’u tërhiqet vëmendja për eskalimin e dhunës, represionin policor e politik dhe shkeljen e të drejtave themelore të njeriut me të cilat sërbët në Kosovë përditë po përballen.

“Për herë të parë në histori, Sërbia në tokën amerikane organizon konferencën përkushtuar çështjes sonë më të rëndësishme kombëtare. Ajo është pasqyrë dhe dëshmi e seriozitetit, përkushtimit dhe vendosmërisë së lidershipit tonë më të lartë shtetëror me në krye presidentin Aleksandar Vuçiq, që në Amerikë të jehojë zëri sërb për të paraqitur qëndrimet e Sërbisë dhe që publiku amerikan dhe botëror të njihen me rrezikun eminent prej spastrimit etnik të sërbëve prej vatrave tona shekullore, si dhe të luftës së përditshme për jetën e zbrazët dhe mbijetesën e popullit sërb në Kosovë e Metohi nën regjimin represiv të Albin Kurtit” tha ambasadori i Republikës së Sërbisë në SHBA, Marko Gjuriq.

Përveç ambasadorit Gjuriq, i cili do të çelë Konferencën, si folës kryesor do t’u drejtohet dhe peshkopi Irinej i Amerikës Lindore, drejtori i Administratës për Diasporën dhe sërbët në rajon Arno Gujon, përfaqësuesi i shquar i diasporës sonë Branko Terziq, si dhe folësi i njohur motivues me origjinë sërbe Nik Vujiçiq.

“Të ftuar specialë të Konferencës janë përfaqësuesit e sërbëve nga Kosova dhe Metohia, të cilët në panelin e temës speciale, do të flasin për gjendjen reale të të drejtave të njeriut, problemet institucionale, çështjet humanitare, si dhe rëndësinë e përgjithshme të ruajtjes së trashëgimisë, kulturës dhe traditës sërbe në krahinën tonë jugore” shkruhet në fund të deklaratës së Ambasadës së Sërbisë në Uashington.