Gjuriq për pogromin e marsit: Të mos e harrojë bota krimin ndaj serbëve në Kosovë e Metohi
Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq, ka theksuar se bota nuk duhet ta harrojë pogromin kundër serbëve në Kosovë 19 vjet më parë, duke kujtuar se dhjetëra njerëz u vranë, një numër i madh u plagosën dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
“Të mos e harrojë bota këtë ditë kur 19 vjet më parë ndodhi një krim i neveritshëm masiv, dhunë në shkallë të gjerë dhe spastrim etnik i popullatës serbe në Kosovë e Metohi, i njohur si pogromi i marsit. Dhjetëra njerëz u vranë, qindra u rrahën dhe u plagosën, dhe më shumë se 4,000 u dëbuan nga shtëpitë e tyre, gjashtë qytete dhe 10 fshatra u spastruan plotësisht etnikisht, dhe pothuajse 1,000 shtëpi serbe, rome dhe ashkali u dogjën deri në themel. U shkatërruan monumente që përfaqësojnë trashëgiminë botërore dhe janë në listën e UNESCO-s, qindra prona kishtare, monumente mesjetare, 35 kisha dhe manastire ortodokse u përdhosën dhe u shkatërruan, si dhe mijëra artefakte fetare dhe kulturore”, tha Gjuriq.
Ai kujtoi gjithashtu se autorët dhe aktorët, siç tha ai, të krimit të neveritshëm, nuk janë ndjekur penalisht.
“Fatkeqësisht, rrotat e drejtësisë bluajnë ngadalë, autorët dhe aktorët përgjegjës nuk janë dënuar deri më sot, theksoi Gjuriq.
Së bashku me tekstin, ai publikoi tre dokumentarë për pogromin e marsit në serbisht dhe anglisht.
0 komentet