Vuçiq: Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën nuk është eufimizëm për njohje të saj

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq duke i’u drejtuar publikut, ka theksuar se gjatë ditëve të fundit ka pasur bisedime të rëndësishme për atë se çfarë duhet të bëjë për të shkuar deri në normalizimin e marrëdhënive me Prishtinën duke shtuar se normalizimi nuk është eufemizëm për çfarëdolloj tip njohjeje të pavarësisë së Kosovës.

Në daljen publike Vuçiq ka folur edhe për persekutimin e 17 marsit ndaj sërbëve ku udhëheqja e atëhershme shqiptare në Prishtinë dhe atmosfera që u krijua që sërbët përfundimisht të zhdukeshin, drejtuan persekutimin ndaj tyre në Kosovë të ndodhur 19 vite të shkuara.

„Nesër mbushen 19 vite nga persekutimi ndaj banorëve sërbë të K&M. Shqiptarët shfrytëzuan vdekjen e një fëmije në fshatin Çabra dhe për këtë pa asnjë provë, akuzuan sërbët e fshatit Zhupë afër Zubin Potokut. Në mes të organizimit të tubimit të UÇK dhe heshtjes së zyrtarëve sërbë, ata dëbuan më shumë se 4000 të tillë, vranë tetë prej tyre, shkatërruan 35 objekte fetare, mbi 40.000 objekte të tjera, ikona dhe shumë objekte të tjera të rëndësishme të shenjta kryesisht fetare, u zhdukën njëherë e mirë. Vende të tëra si në Fushë Bardhë (Belog Polja) dhe Svinjar u pastruan pothuajse plotësisht nga sërbët“ ka thënë ai.

Në këto 19 vite, sa herë që kemi reaguar, gjithmonë e kemi bërë për t'ia hedhur fajin dikujt nga sërbëve ka theksuar ai.

“Disa heshtën në vend që të vepronin, por asnjëherë nuk ishim mjaftueshëm të drejtë të themi se nevojitej lidershipi i atëhershëm shqiptar dhe atmosfera që ata krijuan që sërbët të zhdukeshin njëherë e përgjithmonë”, theksoi ai.

Di se çfarë nuk duhet të humbasim dhe çfarë duhet të ruajmë

Vuçiq tha se ditë më parë ka pasur diskutime se çfarë është e nevojshme për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, duke shtuar se për të, normalizimi nuk është eufemizëm për njohje, as de fakto dhe as de jure, por do të thotë marrëdhënie më të mira me shqiptarët. .

“Për mua, normalizimi do të thotë që me shqiptarët të kemi marrëdhënie më të mira sesa sot, të zgjidhim probleme të panumërta dhe të përpiqemi të jetojmë sa të jetë e mundshme bashkarisht ose pranë njëri-tjetrit, si dikush që respekton njëri-tjetrin, që respekton traditën, fenë dhe si dikush që mund të zhvillojë biznesin, të punojmë së bashku dhe të shikojmë nga e ardhmja” tha Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se nuk ka nevojë të justifikohet kur në media dalin gjëra pa kuptim siç tha ai që u shfaq sot, për gjoja për ndonjë “plan sekret” që në fakt është lista e dëshirave shqiptare për Bashkimin Europian dhe si do të donin që të duket zbatimi i marrëveshjes.

“Nuk ka nevojë të shpik, nuk kam fshehur kurrë një marrëveshje të vetme, asnjë shkronjë apo fjalë të vetme”. Ende nuk kemi një plan se çfarë dëshiron BE. Kemi dorëzuar propozimin tona, shqiptarët kanë dorëzuar të tyret, por ende nuk kemi marrë asgjë nga Brukseli. Nga sot në orën 18:00, letra nuk ekziston. Nuk ka nevojë të alarmohet publiku. Kur të ketë, do të informoj publikun dhe do të vë në dukje të këqiat, ose të mirat, nëse ka të mira tek diçka që është e vështirë për ne”, tha Vuçiq.

Ky i fundit deklaroi se në Ohër nuk do të ketë ditë fatale.

“Siç thanë që unë do të nënshkruaj diçka... Dhe nuk e kanë problem të tillë se çfarë po firmoset, por të gjithë shpresojnë që do të firmos, sepse askujt nuk i intereson K&M veçse pushkatimin publik të presidentit të Sërbisë”. Asgjë tjetër. Dhe ata që protestojnë nesër dhe të tjerët shpresojnë që të gjithë që të firmos e më pas të më kërkojnë kokën në pjatë. Dhe jo sepse do të jenë të frikësuar, të pakënaqur, të pafat nëse plani pranohet. E kjo është pikërisht e kundërta”, tha Vuçiq.

Ai tha se do të përpiqet të bëjë atë që është më e mira për Sërbinë në emër të saj.

„Të vazhdojmë të punojmë për normalizimin e marrëdhënieve, të jemi partner konstruktiv të BE, të jemi të palëkundur për vijat tona të kuqe prej të cilave mos të tërhiqemi sepse unë asnjëherë nuk kam mashtruar“ ka thënë Vuçiq duke shtuar se edhe përfaqësuesit e opozitës proeuropiane mundet t’a dëgjojnë këtë prej Mirosllav Llajçakut.

E rëndësishme është të kuptojmë sesa e komplekse është situata. Si pasojë e kësaj ftoj qytetarët e Sërbisë të besojnë në udhëheqjen e shtetit.

„Nuk duhet të më duan mua, as të më votojnë, veçse të besojnë në përkushtim, mençuri, seriozitet dhe patriotizëm, si dhe tek forca e udhëheqjes shtetërore. Për këtë i lus qytetarët. Di se çfarë po bëjmë”, tha Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se Sërbia është gjithmonë taktikisht superiore, por strategjikisht dhe rrënjësisht gjithmonë ka humbur.

“Nuk jam i interesuar të kontrolloj emocionet e njerëzve, të më duan, puna ime është që ti lë Sërbisë rezultatet më të mira si president dhe si dikush që ka fituar më shumë vota. Di se çfarë i duhet Sërbisë në fund. Di se çfarë nuk duhet të humbasim dhe çfarë duhet të ruajmë”, tha Vuçiq.