Gjuriq: Politika e papërgjegjshme e Kurtit përgatiti terrenin për tragjedinë që ndodhi

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq ka thënë se politika e papërgjegjshme e kryeministrit kosovar Albin Kurti përgatiti terrenin për gjakderdhje e cila ndodhi në veri të Kosovës.

"Qakderdhja në veri të Kosovës është tragjedi e cila duhej të ishte ndalur. Politika e papërgjegjshme e Albin Kurtit përgatiti terrenin për këtë tragjedi" ka thënë Gjuriq për Foks njuzin amerikan.

Duke u shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, Gjuriq paraqiti pesë akuza në llogari të qeverisë së Kurtit mes të cilave strukturën njëetnike të forcave kosovare në veri, mosrespektimin e marrëveshjeve egzistuese, terrorizimin e banorëve sërbë në veri, vendosja dhunshëm e kryekomunarëve në komunat në veri të Kosovës dhe devijimi publik ndaj negociatave për normalizim nën kujdesin e BE.

Gjuriq gjithashtu hodhi poshtë raportimet e disa mediave kosovare për përfshirjen e njësisë Vagner, duke përmendur deklaratën e komandantit të Kfor se nuk ka prova për prezencën e këtyre grupeve mercenarësh në Kosovë.

Bashkëpunëtorja e Fondacionit "Henri Xhekson" Helena Ivanov, ka thënë se dialogu shkoi në qorrsokak para eskalimit.

"Kurti hodhi poshtë propozimin më të ri të BE duke insistuar se çfarëdolloj hapi para, Sërbia fillimisht duhet të njohë Kosovën si të pavarur. Kjo kërkesë e Kurtit sigurisht është në kundërshtim me marrëveshjet e mëhershme të cilat parashikojnë që Kosova duhet të krijojë Bashkësinë e Komunave Sërbe. Raundi më i ri i eskalimit sigurisht nuk do të ndihmojë këto negociata dhe me shumë mundësi do të çojë në mosmarrëveshje dhe vështirësi” shtoi ajo.

Fox Njuz raportoi se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dënoi dhunën dhe hodhi poshtë kategorikisht pretendimin e Kurtit se sulmuesit sponsorizohen nga Beogradi dhe tha se sërbët ishin nga Kosova.

Dhunën e dënoi edhe Kisha Ortodokse Sërbe, e cila në deklaratë deklaroi se ky “është incident serioz që mund të ketë pasoja të mëdha dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ruajtur rendin dhe paqen”.

Kryeministri Kurti fajësoi direkt Sërbinë, duke thënë se grupet e organizuara kriminale me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar, sulmuan vendin.

“Nuk ka dyshim që Beogradi është plotësisht përgjegjës për nxitjen dhe sponsorizimin sistematik të dhunës kundër institucioneve demokratike kosovare” tha ambasadori kosovar në SHBA, Ilir Dugolli për Fox Njuz.

Ky i fundit ka thënë se i përshtatet modelit të sjelljes së Sërbisë ndaj Kosovës në kohët e fundit.

“Beogradi është ai që orkestroi daljen e sërbëve kosovarë nga institucionet, pasi regjimi i Sërbisë refuzon të shpërbëjë strukturat ilegale të sigurisë, i frikëson sërbët kosovarë që të mos marrin pjesë në zgjedhje, i detyron të vendosin barrikada, urdhëron sulme në të cilat u plagosën më shumë se 90 ushtarë të KFOR" pretendoi Dugolli.