Gjuriq me Konrad për marrëdhëniet dypalëshe mes Sërbisë dhe Gjermanisë

Marko Đurić sa Anke Kondrad
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me ambasadoren e Gjermanisë në Beograd Anke Konrad për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, integrimin europian të Sërbisë, si dhe për bashkëpunimin ekonomik të të dy vendeve.

Gjuriq në bisedën e përzemërt dhe miqësore vlerësoi se marrëdhëniet dypalëshe të Sërbisë me Gjermaninë janë të mira dhe se tek pala sërbe egziston gatishmëri e qartë që bashkëpunimi të përmirësohet në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Ai ripërsëriti se anëtarësia në Unionin Europian ngelet vendosmëri strategjike dhe prioritet i politikës së jashtme të Sërbisë dhe kjo nënkupton vijimin e punës në realizimin e axhendës së reformave por dhe punës në përmirësimin e bashkëpunimit fqinjësor në Ballkan.

Ministri ka konstatuar se bashkëpunimi ekonomik i Sërbisë me Gjermaninë është mjaft i zhvilluar dhe shprehu pritshmëri që në periudhën e ardhshme dhe bashkëpunimi politik do të fitojë vrull të ri me shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë.

Sipas fjalëve të tij, e rëndësishme është që në publik bashkëpunimi sërbo-gjerman të prezantohet ashtu sikurse është, pasi Gjermania është shtyllë e Unionit Europian dhe si e tillë është një prej partnerëve kyç të Sërbisë.