Gjuriq: Qeveria e Sërbisë do të investojë më shumë përpjekje që të përmirësojë marrëdhëniet me Kroacinë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq tha mbrëmjen e sotme se populli sërb e kroat, pavarësisht historisë komplekse e turbulluese ndajnë përgjegjësinë për ndërtimin e të ardhmes së mirë dhe shkruarjen e faqeve të reja të marrëdhëneve mes tyre bazuar në bashkëpunim dhe respektin e vërtetë.
Gjuriq foli në ceremoninë solemne në Suboticë me rastin e ditës së komunitetit kroat në Sërbi në të cilën asistoi shefi i diplomacisë kroate Gordan Gërliq Radman dhe duke i’u uruar festën komunitetit kroat në Sërbi, theksoi se pjestarët e popullit kroat kanë të gjitha të drejtat që të jenë krenar për identitetin e tyre, kulturën, traditën, gjuhën dhe fenë.
"Janë pikërisht këto vlerat që popujve u sigurojnë të ardhme të sigurt në kohën e sfidave globale", tha Gjuriq sikurse thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Gjuriq tha se pikërisht respekti reciprok shënoi bisedimet e zhvilluara gjatë ditës dhe theksoi se Qeveria e Sërbisë në periudhën e ardhshme do të investojë më shumë përpjekje në përmirësimin e marrëdhënieeve me Republikën e Kroacisë.
Theksoi se Sërbia do të vazhdojë që me kujdes dhe respekt të trajtojë komunitetin kroat në vendin tonë duke përshëndetur njëkohësisht përpjekjet e qeverisë kroate në mbështetjen e komunitetin sërb në Kroaci.
Theksoi se është e nevojshme të diskutohen haptazi rreth të gjitha çështjet e mbetura të hapura dhe të punohet bashkarisht në eliminimin e problemeve dhe përmirësimin e pozitës së pjestarëve të dy komuniteteve kombëtare.
Sipas fjalëve të tij, komuniteti kroat në Sërbi dhe komuniteti sërb në Kroaci përfaqësojnë urë të rëndësishme bashkëpunimi mes dy shteteve dhe marrëveshja për bashkëpunim që këto dy komunitete përmbyllën para tre vitesh është hap domethënës në ndërtimin e besimit dhe marrëdhënieve të mira.
Gjuriq shprehu bindjen e tij se me punë të përkushtuar mund të arrihet që të gjithë qytetarët të ndihen të sigurt dhe të barabartë, si dhe që diversiteti të perceptohet si vlerë që duhet festuar bashkarisht.
Ministri falënderoi të gjithë ata që në Sërbi kultivojnë kulturën, traditat dhe zakonet kroate, si dhe pjestarët e komunitetit sërb në Kroaci që ruajnë identitetin e tyre kombëtar.
Shprehu veçanërisht mirënjohjen për ministrin Gordan Gërliq Radman, duke vlerësuar se puna në përmirësimin e marrëdhënieve sërbo-kroate, nuk është gjithmonë më e lehtë politikisht, por që padyshim është në interes të të dy popujve dhe të të dy shteteve.
Shefi i diplomacisë sërbe i uroi pjestarëve të komunitetit kroat që festën t’a kremtojnë me gëzim e krenari si mbrojtës të identitetit të tyre si dhe qytetarë të Sërbisë.
Shefi i diplomacisë kroate Gordan Gërliq Radman falenderoi kolegun sërb Marko Gjuriq që e ftoi atë që të asistonte në festën e mbrëmjes së sotme.
“Çka tregoi respekt ndaj jush, ndaj gjithë neve, njësoj sikurse ne tregojmë respekt për Sërbinë, vendin tonë fqinj me të cilin kemi patur të kaluar të trazuar, por me të cilin dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira, të vetëdijshëm për gjithçka që ishte dhe si ishte. Por dëshirojmë për ju, për ne, për të ardhmen, të vazhdojmë të punojmë në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndaj e falënderojmë për bisedat e ngrohta dhe konstruktive” tha Gërliq Radman.
Ky i fundit shprehu besim se së shpejti do të shikohen rezultatet e bisedës së tyre.
0 komentet